-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Ouuuu sa interesante – Njëzet e dy pyetje prej priftit për muslimanin e një pyetje nga muslimani

Më të lexuarat

Lexo dhe Mendohu!

Njëzet e dy pyetje prej priftit për muslimanin e një pyetje nga muslimani

Një musliman e kishte një shokë të krishter. Krishteri i lutet muslimanit që të shkojë me të në kishë, për të prezantuar në ligjëratën e priftit e më pas t’i japë mendimin krishterit për këtë. Muslimani pranoi që të shkonte, kur shkoi prifti e kuptoi se në mesin e të pranishmëve gjendet një musliman prandaj dhe tha: Ndërmjet jush gjendet një Muhammedan (musliman). Muslimani u ngrit dhe i tha si e dite këtë? Prifti tha: tregojnë shenjat në fytyrat e tyre. Muslimani buzëqeshi, ndërsa prifti i tha: Dëshiroj t’i bëj njëzetedy pyetje:

Cfarë është një i cili nuk mund të jetë dy?

Cfarë janë dy të cilët nuk mund të jenë tre?

Cfarë janë tre të cilët nuk mund të jenë katër?

Cfarë janë katër të cilët nuk mund të jenë pesë?

Cfarë janë pesë të cilët nuk mund të jenë gjashtë?

Cfarë janë gjashtë të cilët nuk mund të jenë shtatë?

Cfarë janë shtatë të cilët nuk mund të jenë tetë?

Cfarë janë tetë të cilët nuk mund të jenë nëntë?

Cfarë janë nëntë të cilët nuk mund të jenë dhjetë? Cfarë janë dhjetë të cilët nuk mund të jenë njëmbëdhjetë? Cfarë janë njëmbëdhjetë të cilët nuk mund të jenë dymbëdhjetë?

Cfarë janë dymbëdhjetë të cilët nuk mund të jenë trembëdhjetë?

Cfarë janë trembëdhjetë të cilët nuk mund të jenë katërmbëdhjetë?

Cila është ajo gjë e cila merr frymë e shpirt nuk ka?

Cili është ai varr i cili ka ecur me të zotin e tij?

Kush janë ata të cilët kanë gënjyer e kanë hyrë në xhennet?

Cila është ajo gjë të cilën e ka krijuar Allahu dhe e urren?

Cilët janë ata të cilët Allahu i ka krijuar pa baba dhe pa nënë?

Kush është krijuar prej zjarri, kë e ka shkatërruar zjarri e kush është i mbrojtur prej tij?

Kush është krijuar nga guri, kush është shkatërruar prej tij dhe kush është mbrojtur prej tij?

Cfarë është ajo të cilën e ka krijuar Allahu dhe e ka konsideruar si dicka të madhe?

Cila është ajo pemë e cila i ka dymbëdhjetë degë dhe në çdo degë tridhjetë gjethe, në çdo gjethe pesë fruta, tre në hije e dy në diell.

Buzëqeshi muslimani duke qenë i sigurtë në besimin e tij në Allahun.

Filloi me emrin e Allahut “BISMIL LAHIRR RRAHMANIRR RRAHIM”

Allahu i Lartësuar është Një që nuk ka pas Tij të dytë.

Ndërsa dy pas të cilit nuk ka tre: Nata dhe dita. “Ne i bëmë natën dhe ditën dy fakte (që dokumentojnë për fuqinë Tonë)” (El Isra : 12)

Ndërsa tre pas të cilit nuk ka katër: Arsyetimet e Musai me Hidrin në shkatërrimin e anijes, mbytja e djaloshit dhe ndërtimi i murit.

Ndërsa katër pas të cilit nuk ka pesë: Teurati, Zeburi, Ingjili dhe Kur’ani.

Ndërsa pesë pas të cilit nuk nuk mund të ketë gjashtë, janë pesë namazet e obliguara.

Ndërsa gjashtë pas të cilit nuk ka shtatë, janë ditët në të cilat Allahu e ka krijuar botën.

Ndërsa shtatë pas të cilit nuk ka tetë, janë shtatë qiejt. “Ai është që krijoi shtatë qiej palë mbi palë. Në krijimin e mëshiruesit nuk mund të shohësh ndonjë kontrast” (El Mulk : 3)

Ndërsa tetë pas të cilit nuk ka nëntë, janë bartësit e arshit të Rrahmanit, “E atë ditë, tetë (engjëj) e bartin mbi vete arshin e Zotit tënd” (El Hakka : 17)

Ndërsa nëntë pas të cilit nuk ka dhjetë, janë mu’xhizet e Musait alejhis selam, shkopi i cili u shndërrua në gjarpër, dora e cila i bënte dritë, vërshimi i Nilit, bretkosat e shumta, uji i cili u shndërrua në gjak, qimkat të cilat nuk linin askënd të flinte, dërgimi i karkalecae të cilët dëmtonin bimët, thatësia e madhe, zvogëlimi i prodhimeve.

Ndërsa dhjetë pas të cilit nuk ka njëmbëdhjetë, janë sevapet “kush vepron një të mirë do të shpërblehet dhjetë fish e Allahu ia shton shpërblimin kujt të dojë”

Ndërsa njëmbëdhjetë pas të cilit nuk ka dymbëdhjetë, janë vëllezërit e Jusufit alejhis selam.

Ndërsa dymbëdhjetë pas të cilit nuk ka trembëdhjetë, është mrekullia e Musait alejhis selam, “Dhe (përkujto) kur Musai kërkoi ujë për popullin e tij, e Ne i thamë: “Bjeri gurit me shkopin tënd” , atëherë nga ai u gufuan dymbëdhjetë kroje” (El Bekare : 60)

Ndërsa trembëdhjetë pas të cilit nuk ka katërmbëdhjetë, janë vëllezërit babai dhe nëna e Jusufit alejhis selam.

Ndërsa ajo që merr frymë e shpirt nuk ka është agimi, “Pasha agimin kur ia shkrep” (Et Tekvir : 18 )

Ndërsa varri i cili ka ecur me të zotin e tij, është peshku i cili e përbiu Junusin alejhis selam.

Ndërsa ata të cilët gënjyen e hynë në xhennet, janë vëllezërit e Jusufit alejhis selam.

Ndërsa atë të cilën e ka krijuar Allahu dhe e urren është zëri i gomarit, “Zëri më i egër është zëri i gomarit” (Llukman : 19)

Ndërsa ata që i ka krijuar e janë pa baba dhe pa nënë janë Ademi, devja e Nuhut, dashi i kurbanit dhe meleqt.

Ndërsa ai i cili është i krijuar prej zjarrit është Iblisi, ai i cili është shkatërruar prej zjarrit është Ebu Xhehli, ndërsa ai i cili është mbrojtur prej zjarrit është Ibrahimi alejhis selam.

Ndërsa ai i cili është krijuar prej gurit, është Deja e Salihut alejhis selam, e ai që është shkatërruar prej gurit janë Es habul fijl (poseduesit e elefantit) dhe ata të cilët janë mbrojtur prej gurit janë Es habul kehf (të vendosurit e shpellës).

Ndërsa atë që Allahu e ka krijuar dhe e ka konsideruar si dicka të madhe është kurthi i grave “Dhe vërtet i madh është kurthi juaj” (Jusuf : 28 )

Ndërsa pema është viti i cili i ka dymbëdhjetë muaj “degë” ndërsa tridhjetë gjethet janë ditët e çdo muaji, pesë fryte janë pesë kohët e namazit, e tri nën hije janë: Namzi i sabahut i akshamit dhe i jacisë, e dy në diell janë dreka dhe ikindia.

Këto ishin përgjigjjet e muslimanit, prifti dhe të pranishmit u cuditën por prifti u befasua nga një pyetje të cilën ia drejtoi muslimani. E jo është:

Cili është celësi i xhennetit?

Këtu nuk mundi prifti t’i përgjigjet kësaj pyetje, por ai u detyrua të përgjigjet pas lutjes së shumtë të të pranishmëve.

A e paramendoni pse?!

Sepse përgjigjja është: “Eshhedu en la ilahe il lall llah ëe enne muhammeden resulull llah”
Prifti dhe të gjithë të pranishmit të cilët ishin në kishë e pranuan Islamin.

A e shikoni se sa madhështore që është besimi në Allahun?.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit