Elton Arifi vjen nga Fshati Kollë i Komunës së Vushtrrisë. Ai është duke vazhduar studimet në Universitetin Islamik të Medines. Eltoni ka insistuar që të ndaj me gjithë lexuesit për jetën si student në këtë Universitet, për atë se si janë kushtet atje dhe mundësitë e studimit.
Shkrimin e plotë të dërguar nga Eltoni mund ta lexoni në vijim :
Shkruan Elton Arifi
Të qenit student është një epitet i lavdëruar. Sidomos kur të bëhesh një kandil ndriçues, një burim freskues, edukues në dobi të njerëzve.
Çdo student i thjeshtë si unë, e di se ka vështirësi, rrugë me gjemba, mjegulla të errëta, por që dituria e dobishme është ai kandil ndriçues, është ai burim freskues që studenti i nderuar e kërkon dhe nuk ndalet nga valët e forta që e godasin.
“Shtizës i duhet të kthehet pakëz mbrapa, që të marrë hovin të shkojë larg e më larg” -thoshte poeti i moçëm. Andaj, studenti i shkathët e lufton armikun e suksesit: përtacinë.
Këtu në Universitetin e Medines pejgamberike në Arabinë Saudite është një nder të studiosh. Neve si të rinj në Universitetet fillojmë mësimin e gjuhës në nivele të ndryshme, pastaj studenti zgjedh çfarë të studiojë në fakultet, ku varet nga suksesi i tij që të vazhdojë studimet më të larta apo jo. Ai poashtu merrë si shtesë rreth 200€ për shpenzime tjera jashtë Universitetit apo për nevojat e tij.
Jeta është shumë e qetë. I ngjason një peme të madhe që bën hije dhe që zëra e cicërima nga lartë saj të trokasin në mendje, e si të ndjehet njeriu ndryshe përveçse mirë, në rehati e mirëqenie.
Janë më shumë se dymbëdhjetë mijë studentë nga vendet e ndryshme të botës këtu. Ka bashkëpunim mes studentëve, marrëdhënie të shkëlqyera mes tyre, por edhe në mes tyre dhe mësimdhënesve. E sidomos nga dijetarët, edukatorët e njerëzimit, që janë të pranishëm në këtë qytet të shenjtë.
Ushqimorja është në gjendje të mirë, e hapur tri herë në ditë për studentët (mëngjes, drekë dhe darkë). Po ashtu janë edhe autobusët me të cilët studentët shkojnë nga Universiteti për në xhaminë pejgamberike, meqë është një distancë mes tyre.
Nuk mungon as hapësira sportive. Poashtu biblioteka të shumta për të marrë libra dhe gjëra tjera që i nevojiten studentit.
Biblioteka mbrenda xhamisë pejgamberike është madhështore dhe shumë e përshtatshme për të lexuar e mësuar nga librat më të ndryshëm e të dobishëm. Bibliotekë mjaftë e pasur… Duke mos harruar që temperaturat këtu janë të larta madje edhe në këto ditë që këtu konsiderohen të freskëta. Më e ulëta është rreth 22 gradë.
Ç’të them tjetër… Një mesazh për çdo student, që kërkon diturinë t’i bëjë dobi vetes dhe të tjerëve:
“Bëje me të mirën që mundesh, aty ku je, me atë që ke.”
Me respekt, Elton Arifi.
Medine, 13 Nëntor 201