ANKARA (AA) – Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan sot në Ankara tha se shumica e vendeve muslimane nuk brengosen për komunitetin musliman Rohingya të ekspozuar ndaj dhunës në Mianmar, raporton Anadolu Agency (AA).
“Të gjithë jemi dëshmitarë dhe përjetojmë ngjarjet në Mianmar, në Arakan, por a kanë të njëjtën ndjenjë partnerët e tjerë të botës islame?, Jo nuk e kanë. Këtë vit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së këtë çështje e vendosëm në rend dite. Për fat të keq vetëm dy presidentë ishin të pranishëm, unë dhe Presidenti i Iranit, i pranishëm ishte dhe presidenti i Bangladeshit, Sheiku Hassin, nënkryetari i Indonezisë dhe kryeministri i Pakistanit. Vallë, kjo çështje a është kaq e thjeshtë?. Vriten qindra mijëra njerëz, vdesin vëllezërit tuaj muslimanë, por nuk ju intereson”, ka thënë Erdoğan.