-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Më shumë TV dhe kompjuter, muskuj më të dobët

Më të lexuarat

Shtimi në peshë nuk është e vetmja pasojë e qëndrimit të gjatë para televizorit dhe ekraneve në përgjithësi.

Hulumtimet e viteve të fundit kanë treguar se të rinjtë të cilët i kalojnë nga dy orë në ditë ose më shumë duke shikuar televizor, kanë përmbajtje të dobët të muskujve.

Një studim finlandez ka përcjellë afro 900 të rinj, djem e vajza, të moshës mesatare, rreth 19 vjeçe. Studiuesit kanë matur lëvizshmërinë dhe fuqinë e muskujve të tyre dhe i kanë krahasuar me kohën që ata të rinj kalojnë para televizorit.

Rezultatet kanë treguar se personat të cilët kanë kaluar më së shumti kohë para ekranit (mbi dy orë në ditë), kanë qenë më të dobët në teste, pavarësisht nga aktivitetet e përgjithshme.

Problemi ka qenë edhe më i madh tek ata që qëndrojnë mbi katër orë në ditë para televizorit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit