13.1 C
Pristina
Sunday, September 29, 2024

Trump: Të shtënat në kishë problem i “shëndetit mendor”

Më të lexuarat

“Bazuar në raportet paraprake, ky ishte individ me çrregullime mendore. Ne kemi shumë probleme të shëndetit mendor në vendin tonë, ashtu si edhe në vendet tjera”, tha Trump

NEW YORK (AA) – Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, tha se vrasja e 26 personave në kishën në Teksas është një “problem i shëndetit mendor i nivelit më të lartë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Të shtënat në qytetin rural në rrethinën e San Antonio-s tashmë kanë shkaktuar më shumë kërkesa ndaj ligjvënësve për të forcuar ligjet e armëve, por më pak se 24 orë pas sulmit të fundit vdekjeprurës në SHBA, presidenti u përpoq për të vonuar diskutimin mbi këtë çështje.

“Bazuar në raportet paraprake, ky ishte individ me çrregullime mendore. Shumë probleme gjatë një periudhe të gjatë kohore. Ne kemi shumë probleme të shëndetit mendor në vendin tonë, ashtu si edhe në vendet tjera. Por, kjo nuk është një situatë e armëve”, deklaroi Trump në një konferencë të përbashkët për media në Japoni.

Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, në një konferencë për media tha se 26 vjeçari i dyshuar, Devin Patrick Kelley, të dielën u fut në Kishën e Parë Baptiste në Sutherland Springs dhe hapi zjarr ndaj të pranishmëve.

Pentagoni konfirmoi se Kelley ishte një anëtar i ushtrisë amerikane dhe shërbeu në një bazë ajrore në New Mexico nga viti 2010 deri në vitin 2014, kur ai u shkarkua për shkak të një sjelljeje të keqe për sulme ndaj gruas dhe fëmijës së tij.

Një banor vendas e zuri Kelley-n me një pushkë derisa ai përpiqej të lëshonte kishën. Pas një ndjekje të shkurtër bashkë me një banor tjetër, i dyshuari u gjet i vdekur.

Zyrtarët njoftuan se 23 viktima u gjetën të vdekur brenda kishës, dy jashtë kishës, ndërsa njëri ndërroi jetë në spital. Përafërsisht 20 persona të tjerë janë duke u trajtuar në spitalet lokale me plagë që variojnë nga të vogla në ato kritike.

Viktimat variojnë nga mosha 5 deri në 72 vjeç. Ndër të vdekurit, raportohet se tetë viktima ishin nga një familje, përfshirë edhe një fëmijë.

Në lutjet e së dielës në kishë morën pjesë më shumë se 100 pjesëmarrës, përfshirë Guvernatorin Abbott.

Të shtënat ndodhën rreth një muaj pasi një sulmues kishte vrarë 58 persona në një koncert në Las Vegas të Nevada-s dhe në tetë vjetorin e një sulmi vdekjeprurës të vitit 2009, ku u vranë 13 persona në Ft. Hood të Teksasit, rreth 150 milje në veri të Sutherland Springs.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit