1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Skandali i Kryeprokurorit dhe OJQ-të shushunja!

Më të lexuarat

Mbi pesë palë të ndryshme tashmë kanë sjellë fakte, dëshmi e argumente se Kryeprokurori i Shtetit e ka falsifikuar dokumentin e vet themelor që ia mundëson atij të ushtrojë çfarëdo pozite në gjykata, prokurori e avokati (provimi i jurisprudencës).

Kryeprokurori deri më tani ose është dashur t’i demantojë këto pretendime duke e treguar dosjen origjinale të pakomprometuar dhe të iniciojë procedura kundër këtyre palëve që ai pretendon se po shpifin, ose është dashur të dorëhiqet apo të shkarkohet nga pozita e Kryeprokurorit të Shtetit. Deri më tani nuk kanë ndodhur asnjëra nga këto dhe vetëm e kemi dëgjuar Kryeprokurorin duke folur demagogji. Kjo është shqetësuese!

Edhe më shqetësuese se kjo është mosbëzamja e shumë organizatave jo-qeveritare (OJQ), të cilat harxhojnë qindra-mijëra e miliona euro në emër të drejtësisë në Kosovë, duke na mbajtur ditë e përditë leksione morale për drejtësinë, shtetin e së drejtës, gjyqësorin e pavarur e profesional, sundimin e ligjit, etj., ndërsa nuk guxojnë të bëjnë asnjë reagim e të thonë asnjë fjalë për super-skandalin e Kryeprokurorit të Shtetit. A nuk kanë parë asgjë këto në lidhje me këtë rast?! A mos dinë ato diçka që ne publiku i gjerë ‘laik i fushës’ nuk dimë?! Apo këto nuk e kanë të pastër “shtëpinë e vet”, ndaj frikësohen të reagojnë kur është në pyetje Kryeprokurori i Shtetit?!!! Cilado qoftë arsyeja e heshtjes së tyre, këto shushunja fondesh veç OJQ nuk mund të quhen.

Jusuf Thaqi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit