-2.2 C
Pristina
Wednesday, January 15, 2025

“Ndërprerja e negociatave me Turqinë do të jetë vetëvrasje për Evropën”

Më të lexuarat

Ministri turk për Çështjet e Bashkimit Evropian dhe kryenegociatori Ömer Çelik: Do të ishte vetëvrasje pezullimi ose ndërprerja e negociatave me Turqinë

ANKARA (AA) – Ministri turk për Çështjet e Bashkimit Evropian dhe kryenegociatori Ömer Çelik tha se do të ishte vetëvrasje ndërpreja e negociatave të anëtarësimit të Turqisë.

“Do të ishte vetëvrasje pezullimi ose ndërprerja e negociatave me Turqinë, si një vendim i vetëm i modelit të Evropës që nuk mund të zgjidhë problemet e saj”, tha Çelik, i ftuar në panelin editorial të Anadolu Agency (AA).

“Ndërprerja e ndihmës financiare paraaderimit (IPA) nuk do të thotë asgjë. Vetë përmendja e kësaj është një gjë që diskrediton BE-në”, shtoi ai.

Para samitit të BE-së të enjten e kaluar, Merkel sugjeroi reduktimin e fondeve të paraaderimit, në vend të ndërprerjes së negociatave me Turqinë.

Pavarësisht thirrjeve nga socialdemokratët dhe liberalët gjermanë që menjëherë të ndalojnë bisedimet e anëtarësimit të Ankarasë në BE dhe të ngrijnë katër miliardë euro nga fondet e paraaderimit, shumica e shteteve anëtare të BE-së kanë refuzuar propozimet e tilla dhe mbështesin dialogun me Ankaranë.

Çdo vendim për të përfunduar bisedimet e anëtarësimit të Turqisë kërkon unanimitet midis të gjitha shteteve anëtare të BE. Deri tani, vetëm Austria ka mbështetur haptazi ngrirjen e bisedimeve për anëtarësimin e Turqisë në BE.

Ministri Çelik e ka quajtur si obsesion psikiatrik qëndrimin e Austrisë ndaj Turqisë.

“Nuk mund ta shpjegoj obsesionin e Austrisë (kundër Turqisë) në formën e një analize politike. Ndodhet në situatën ku kjo gjë është bërë plotësisht një obsesion psikiatrik”, tha Çelik.

Ndërkaq, lidhur me propozimin për partneritet të privilegjuar me BE-në, Çelik tha se e quajnë atë një propozim të pamoralshëm.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit