-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Erdoğan: Qytetërimi islam është një forcë që mund ta mbajë humane botën

Më të lexuarat

“Këtë fakt nuk mund ta ndryshojnë organizatat terroriste siç është DEASH-i, Al Kaeda ose Boko Haram, por as padrejtësitë të cilat i bëjnë pushtetet mbi at a të cilët i kanë nën pushtet”

STAMBOLL (AA) – Qytetërimi Islam është një forcë e cila mund të mbaj botën të jetë humane, deklaroi sot në Stamboll, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në një fjalim të mbajtur në Forumin e Civilizimeve në Universitetin Ibn Haldun, raporton Anadolu Agency (AA).

“Këtë fakt nuk mund ta ndryshojnë organizatat terroriste siç është DEASH-i, Al Kaeda ose Boko Haram, por as padrejtësitë të cilat i bëjnë pushtetet mbi ata të cilët i kanë nën pushtet. Xhevahiri i ndritshëm nuk humb asgjë nga vlera e tij nëse bie në baltë”, tha Erdoğan.

Presidenti turk tha se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, Civilizimin Islam e sheh si një formë.

“Sipas mendimit tim, i nderuari Trump Civilizimin Islam e sheh si një formë. Sipas botëkuptimeve tona dhe sipas vetëdijes sonë, ne nuk mbyllim dyert për mendimin ndrydhe. Nëse SHBA-të kanë hyrë në variantet e dëbimit të muslimanëve kjo nënkupton se Amerika ka një problem të madh. Fillimisht, Trump duhet ta ketë të qartë dhe ta vendos në tavolinë. Ne njeriun e llogarisim si më të sinqertën të krijuar, por si duket kjo nuk është rast në Amerikë që është një problem”, tha Erdoğan.

Ai tha se vendi i tij po bën luftën më të madhe kundër organizatës terroriste DEASH, duke shtuar se “Ne jemi një shtet i cili zhvillon luftën më të madhe kundër DEASH-it. Paralelisht me këtë luftë, ne themi se DEASH-i nuk ka asgjë të përbashkët me Islamin. Këtë ne e përsërisim në çdo takim ndërkombëtar dhe në takimet me përfaqësuesit e shteteve muslimane”, tha ai.

Presidenti i Turqisë në fjalimin e tij ripërsëriti qëndrimin se bota është më shumë se pesë anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, dhe se Lufta e Dytë Botërore nuk është shumë larg.

“Kundërshtimi ynë ndaj faktit se bota është më e madhe se pesë anëtarët e përhershëm të KS-OKB-së, përveç dimensionit të thirrjes për drejtësi, është gjithashtu një thirrje e qytetërimit”, tha Erdoğan sipas të cilit pesë shtete nuk mund të përcaktojnë fatin e tërë botës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit