2.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Erdogan zbulon amanetin e Izetbegoviqit: ‘Jeni pasardhës i Sulltanit, ma ruaj Bosnjën’

Më të lexuarat

Ai ka thënë se Turqia “natyrisht kurrë nuk do ta lërë” Bosnjën dhe Hercegovinën.
Erdogan në Stamboll ka folur në takimin e Këshillit Ndërkombëtar të Civilizimit, kurse më këtë rast e ka kujtuar edhe Izetbegoviqin.
Dje janë bërë 14 vjet që nga vdekje e liderit të boshnjakëve.
Presidenti turk ka kujtuar se Izetbegoviqin e kishte takuar në spital, një ditë para vdekjes së tij. Izetbegoviq i kishte thënë: “Tayyip, ju jeni pasardhës i Sulltanit Fatih, këtë vend po ua lë juve amanet, prandaj ruajeni”, raporton N1.
“Si ta lëmë ne tash Mostarin? Si ta lëmë Drinën? Si ta lëmë ne tash xhaminë e atjeshme të Sulltan Fatihut. Natyrisht se ne kurrë nuk do t’i lëmë”, ka thënë Erdogan.

Sipas tij, Izetbegoviq nuk ka qenë vetëm burrështetas i madh, por ka qenë edhe njëri nga mendimtarët më të mëdhenj mysliman të kohëve të fundit.
Alija Izetbegovic, lideri i Bosnjës për katër vite, vdiq më 19 tetor 2003 në Sarajevë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit