All-llahu i Madhërishëm në Kur’anin fisnik urdhëron e thotë: “Edhe në tokë ka argumente për ata të bindurit.Po edhe në veten tuaj. A nuk jeni kah e shihni?”(Edh-Dharijatë, 20-21)
Trupi ynë është një makinë tejet e ndërlikuar. Ka me mijëra vjet që njerëzit përpiqen të kuptojnë si funksionon trupi ynë e megjithatë shumë mistere nuk janë zgjidhur si p.sh. si punon truri ynë, përse na zë lemza.
Por, një gjë tashmë e dimë me siguri: trupi ynë përbëhet nga ujë, karbon dhe disa elemente të thjeshta kimike, që mund të gjenden ngado. Në të vërtetë, të gjithë atomet e domosdoshme për ndërtimin e trupit të njeriut, mund t’i gjeni në oborrin e shtëpisë suaj. Imagjinoni sikur të ndërtoni nga fillimi një trup njeriu, duke përdorur përbërësit më të thjeshtë të mundshëm. Për këtë do t’ju duheshin vetëm 13 elemente kimike.
1. 65% Oksigjen.
Elementi oksigjen zë dy të tretat e trupit tuaj, kryesisht në formën e ujit(H 2O). Ju gjithashtu thithni oksigjen nga ajri sa herë që merrni frymë.
2. 18% Karbon.
Pothuajse një e pesta e trupit tuaj është karbon- i njëjti element nga i cili përbëhet qymyri, diamanti dhe grafiti i lapsit. Atomet e karbonit krijojnë zinxhirë të gjatë, duke formuar boshtin e të gjitha molekulave më komplekse brenda jush.
3. 10% Hidrogjen.
Hidrogjeni është elementi më i zakonshëm në gjithësi e njëkohësisht ka edhe atomet më të vogla.
4. 3% Azot.
Një thes me pleh kimik përmban thuajse të njëjtën sasi azoti sa një trup mesatar njeriu. Azoti është një nga përbërësit kryesorë të muskujve tuaj. Ai është edhe përbërësi kryesor i ajrit.
5. 1% Fosfor.
Ky element bën që të ndizen flakë kunjat e shkrepësve. Ai gjithashtu forcon dhëmbët dhe kockat tuaja, formon membranat e qelizave dhe ndihmon në transmetimin e energjisë.
6. 0,35% Kalcium.
Sapuni i tualetit përbëhet nga kalciumi. Kalciumi gjithashtu i mban lëvizjet e trupit tuaj të baraspeshuara kimikisht.
7. 0,15% Klor.
Klori është një gaz i gjelbër vdekjeprurës, që përdoret për të prodhuar zbardhuesit. Në trupin e njeriut, ai lidhet me natriumin duke formuar kripën e gjellës(klorurin e natriumit).
8. 0,15% Natrium.
Natriumi është gjysma tjetër e klorurit të natriumit(kripës).Natriumi i bën lëvizjet e trupit tuaj po aq të kripura sa edhe uji i detit.
9. 0,05% Magnez.
Drita e bardhë ndriçuese e fishekzjarrëve vjen nga djegia e magnezit. Në trupin tuaj magnezi forcon sistemin tuaj imunitar dhe ndihmon në gjallërimin e nervave dhe tkurrjen e muskujve.
10. 0,25% Squfur.
Squfuri është një pjesë e zëvendësueshme e proteinave dhe ndihmon në mpiksjen e gjakut. Është gjithashtu shkaktari i erës së keqe të gazrave trupore, vezëve të prishura apo pellgjeve me ujë të ndenjur.
11. 1,6% Kalcium.
Kalciumi është elementi që i bën të forta guaskat e detit, shkumësin dhe mermerin. Ai bën të njëjtën gjë me dhëmbët dhe kockat tuaja dhe, gjithashtu, mban në punë zemrën dhe muskujt tuaj.
12. 0,008% Hekur.
Në gjakun tuaj ka hekur të mjaftueshëm sa për një gozhdë. Hekuri, kur lidhet me oksigjenin bëhet i gjakut, dhe kjo është arsyeja pse gjaku dhe ndryshku janë të kuq.
13. 0,00004% Jod.
Në trupin tuaj ka më pak se një majë luge jod, megjithatë, pa të do të vdisni. Jepini jod larvave dhe ato kthehen në bretkosa.
Për një trup të përkryer ju nevojitet gjithashtu një sasi e vogël bakri, zinku, mangani, kobalti, litiumi, stronciumi, alumini, silici, plumbi dhe arseniku. Një trup mesatar përmban edhe rreth 90 miligram uran.
Trupin e njeriut nuk do të mund ta ndërtoni kurrë vetëm duke përzier elementet kimike. Kjo do përzier elementet kimike. Kjo do t ë ishte njësoj si të prisje një stuhi në një fushë mbeturinash të ndërtonte një avion reaktiv. Për ta bërë këtë, duhet të filloni të punoni me blloqe ndërtimi të përshtatshme. Blloqet më të vogla të ndërtimit janë njësi mikroskopike të quajtura qeliza, por do t’ju duhet të grumbulloni rreth 100 trilion t ë tilla dhe ti rregulloni ato sipas një skeme pamundësisht të ndërlikuar.
Thuajse gjysma e qelizave tuaja janë qeliza gjaku. Qelizat e kuqe të gjakut shpërndajnë oksigjenin nëpër trup, duke ju mbajtur gjallë. Në çdo sekondë ju prodhoni 2 milion qeliza të reja.
Qelizat nervore janë telat e trupit. Sinjalet elektrike shpërndahen nëpërmjet tyre me një shpejtësi prej qindra kilometra në orë. Truri juaj përmban 100 miliardë qeliza nervore. Ju mund të kontrolloni me vetëdije 640 muskuj, por ka qindra muskuj të tjerë që nuk mund t’i lëvizni në mënyrë të vullnetshme. Rreth 40% e peshës suaj trupore ës suaj trupore është muskul.
Sistemi nervor lejon që trupi juaj të reagojë ndaj botës me shpejtësi të vetëtimës. Ai punon si një rrjet me tela dhe kabllo elektrikë, vetëm se përçon informacion e jo energji elektrikë. Qendra tij e kontrollit është truri, i cili i merr sinjalet nga organet shqisore, përpunon informacionin dhe dërgon sinjale të reja, që i tregojnë trupit si duhet të reagojë. Sinjalet i përshkojnë nervat me shpejtësi 400 km/h.
Të gjitha qelizat e trupit tuaj kanë nevojë të furnizohen me gazin jetëdhënës, oksigjenin, i cili merret nga ajri. Sistemi juaj i frymëmarrjes thith oksigjenin dhe e kalon në gjoks. Organet kryesore të këtij sistemi janë mushkëritë, të cilat thithin ajër, sa herë që marrim frymë. Ato punojnë si sfungjerë gjigantë, vetëm se thithin ajër dhe jo ujë. Ju merrni dhe nxirrni frymë 23.000 herë në ditë.
Rrugët ajrore përfundojnë në qeska ajri të quajtura alveola. Këto përshkohen nga enë gjaku që përthithin oksigjenin dhe nxjerrin jashtë dioksidin karbonit.
Mushkëritë tuaja kanë rreth 600 milion ë alveola- nëse do t’i shtrinit ato në një sipërfaqe të sheshtë do të mund të mbuloni me to një fushë tenisi.
Zëri juaj del nga një dhomë e quajtur kutia e zërit (laringu) që gjendet në krye të trakesë. Kur e nxirrni ajrin, ai kalon nëpërmjet dy kordave të vogla. Kur bashkohen, ato dridhen dhe lëshojnë tinguj. Sa më shumë tendosen, aq më i lartë është zëri. Përkujtojmë versetin e Kur’anit Fisnik: “Mëshiruesi (Zoti ynë).Ai ia mësoi Kur’anin. E krijoi njeriun. Ja mësoi atij të folurit (të shprehurit, të shqiptuarit).” (Err-Rrahman, 1-4)
Ndonëse të gjithë jemi të ndërtuar sipas një plani të njëjtë, jemi njëkohësisht fare të ndryshëm nga njëri tjetri. Ka qindra gjëra që të bëjnë ty të ndryshëm nga çdokush tjetër, që nga shija për muzikën e ndjenja e humorit deri tek tingulli i zërit e forma e fytyrës.
Si ndodh që je kaq ndryshe?
Përgjigjen e gjejmë pjesërisht tek gjenet e tua. Prindërit tuaj do të duhej të bënin edhe 1.000.000.000.000.000 fëmijë të tjerë që të mund të kishin nj ë fëmijë tjetër me të njëjtat gjene si ti. Pjesa tjetër e përgjigjes qëndron tek përvojat që formojnë personalitetin tënd gjatë rritjes. Përkujtojmë duke medituar versetin e Kur’anit famëmadh:”Madhëroje larg të metave Zotin tënd, më të lartësuarin!I cili krijoi dhe përsosi. Dhe i cili përcaktoi e orientoi.” (El-A’ëla, 1-3)
Të veçanta vetëm për ty
Imagjinoni sikur dikush të marrë pasaportën tënde, të bëjë operacion plastik që të duket tamam si ti e më pas të pretendojë se është ti. A mund t’ia dalë mbanë?
Për fat ka shumë mënyra që mund të provojnë vërtetësinë tuaj dhe ato bazohen në faktin se çdokush është biologjikisht i veçantë. Disa nga këto teste janë aq të efektshme sa mund të përdoren nga policia për kapjen e kriminelëve duke u nisur nga gjurmët e vogla të lëna në skenën e krimit. Këto shenja janë:
1. Gjurmët e gishtërinjve- të cilat janë të papërsëritshme. Ato janë të ndryshme edhe te binjakët identikë. Shenjat e gishtërinjve mbeten të njëjta për të gjithë jetën. Edhe kur dëmtohet lëkura, mbasi shërohet, shenjat e gishtërinjve janë njëlloj si më parë.
Përkujtojmë versetin kur’anor: “A mendon njeriu se nuk do t’i tubojmë eshtrat e tij?Po, do t’ia tubojmë! Duke qenë se ne jemi të zotët t’ia rikrijojmë si kanë qenë edhe majat e gishtave të tij!”(El-Kijame, 3-4)
2. Irisi- pjesa e ngjyrosur e syve, është po aq e veçantë sa dhe shenjat e gishtërinjve. Çdo iris ka një konfigurim të ndërlikuar vizash dhe hapësirash që skaneri i syve i lexon duke i përkthyer në një kod me vija. Megjithatë, skanimi i irisit nuk është i përkryer. Kur sëmureni, irisi ndryshon dhe duke vendosur lente kontakti mund ta fshihni identitetin tuaj.
3. Sistemi imunitar- rruazat e bardha të gjakut dallojnë qelizat tuaja nga ato të njerëzve të tjerë. Nëse në trupin tuaj hyjnë qeliza të huaja (si mikrobet), rruazat e bardha të gjakut i zbulojnë ato dhe i sulmojnë. Fatkeqësisht, ky sistem punon aq mirë sa trupi juaj përpiqet të flakë organet e një personi tjetër, të transplantuara te ju.
4. ADN- një mënyrë e mirë për të pranuar se cili je është marrja e gjurmë ës së ADN-së suaj, fragmentohet dhe pastaj këto shtrihen në një shtresë xhelatine duke dhënë një kombinim shiritash. Policia e përdor ADN-në për të gjetur identitetin e njerëzve duke nisur nga gjaku, fijet e flokut apo indet e tjera të trupit të gjetura në skenën e krimit. Sipas disa ekspertëve mundësitë që dy njerëz të kenë ADN të njëjtë janë 1 në 5.000 miliard miliardë njerëz.
Duke medituar përkujtojmë versetin kur’anor: “Qoftë mallkuar, njeriu, sa mohues i fortë është ai! Po prej çkafi e krijoi Ai atë?Atë e krijoi prej një pikë uji dhe e përgatiti.” (Abese, 17-19)
5. Zëri- ndonëse zëri juaj ndryshe sipas humorit, fjalëve që përdorni dhe moshës, ka disa tone të veçanta që mbeten të dallueshëm përjetë. Një analizues i gjurmës së zërit mund t’i nxjerrë dhe dallojë këta tinguj edhe kur ju flisni në telefon. Disa banka të mëdha përdorin dalluesin e zërit për të kontrolluar identitetin e stafit të tyre. Analizuesit e zërit e kthejnë zërin e njeriut në një konfigurim vijash në kompjuter.
6. Nënshkrimi- çdo njeri ka shkrim dore të dallueshëm nga të tjerët dhe persona që quhen grafologë, pretendojnë se janë në gjendje të përcaktojnë personalitetin e dikujt vetëm nga mënyra si shkruan ai. Mënyra tradicionale për të provuar identitetin tuaj është hedhja e firmës. Firma shkruhet me një veprim të shpejtë, duke e ekzagjeruar ca stilin tuaj të shkrimit, në mënyrë të tillë që e bën firmën apo nënshkrimin të vështirë për t’u kopjuar.
Çfarë është një gjen?
Fjala gjen ka shumë kuptime, por në thelb, gjeni është një udhëzim që i jepet trupit tuaj për mënyrën e funksionimit. Udhëzimi ruhet si një kod në molekulën e ADN-së. ADN-ja është një molekulë shumë e gjatë por edhe shumë e hollë. Ajo ka formën e një shkalle të përdredhur, këmbët e secilës ndërrojnë një kod të thjeshtë vetëm me katër shkronja A, C, G dhe T (shkronjat përfaqësojnë lëndët kimike).Një gjen është një segment i ADN-së me një renditje të shkronjave, si paragrafi në një libër. ADN-ja juaj duhet të hyjë në një hapësirë shumë të ngushtë, kështu që ajo paketohet në mënyrë gjeniale. Çdo molekulë ADN-je përdridhet përsëri për të formuar një kordon dhe kështu më radhë (ashtu siç përdridhen fijet e holla për të bërë litarin).Rezultati përfundimtar është një strukturë në formë X-i që quhet kromozom. Kromozomet janë shumë të vogla për t’u dalluar me sy.
Duhen 100.000 kromozome për të arritur në madhësinë e pikës. Megjithatë, çdo kromozom ka një ADN dy metra të gjatë.
Çdo qelizë e trupit tuaj (me pak përjashtim) përmban 46 kromozome të ngjeshura së bashku brenda bërthamës së qelizës. Po ta çmbështillnit të gjithë ADN-në nga çdo kromozom i çdo qelize dhe t’i shtrinit molekulat njëra pas tjetrës, ADN-ja do të bënte rrugën Tokë Diell e kthim 400 herë. Megjithatë informacioni i gjeneve tuaja mund të ruhet në një disk të vetëm.
ADN-ja në një komplet kromozomesh përbën gjenomin tuaj. Ka vetëm 30.000 gjene funksionuese në gjenomin e njeriut. Gjenomi njerëzor është shumë i ngjashëm me atë të specieve të tjera, edhe të bananeve (50%).
Shumë nga karakteristikat tuaja, mbase të gjitha, angazhojnë shumë gjene, të cilat veprojnë së bashku. Gjatësia juaj, pamja, lëkura, tingulli i zërit, ngjyra e flokëve dhe kështu me radhë, ka gjasa që varen nga kombinimi i gjeneve që keni.
Ndjesia e të qenit i ndërgjegjshëm e që përjetohet kur je zgjuar, quhet vetëdije.
Vetëdija përfshin të gjitha informacionet që japin shqisat dhe mbizotërohet nga shikimi- shqisa juaj kryesore. Ajo përfshin edhe botën tuaj të brendshme tek e cila mbylleni dhe askush nuk mund të futet.
Mendimet, idetë, ndjenjat, ëndërrimi kur jeni zgjuar dhe imagjinata juaj, janë të gjitha pjesë të vetëdijes.
Të gjithë kemi ndjesinë sikur kemi një person brenda trurit tonë. Ky person i brendshëm është vetja jote- ajo e vërteta.
Ai ka mendimet e tua, e sheh botën me sytë e tu dhe zhduket kur shkoni të flini.
Ëndrrat me sy hapur në mënyrë të pakontrolluar, por ju edhe mund t’i përqendroni mendimet tuaja dhe t’i kontrolloni imazhet në mendjen tuaj. Kjo ndodh kur përdorni imagjinatën tuaj. Mendimet ndonjëherë marrin formën e zërit të brendshëm dhe jo të imazheve apo ndjenjave. Përjetimi i botës është tërësisht personal. Asnjë nuk mund të përjetojë mundimet dhe ndjenjat tuaja.
Andaj mesazhi i Kur’anit fisnik është i përhershëm, për çdo kohë dhe çdo brez: “Ne do t’u bëjmë atyre të mundshme që të shohin argumentet Tona, në horizonte dhe në veten e tyre deri që t’u bëhet e qartë se ai (Kur’ani) është i vërtetë.” (Fussilet, 53)
Çfarë njeriu jam unë?
Cili është potenciali im?
Cilat janë aftësitë tuaja?
-Ndërpersonale- A e kuptoni shpejt se çfarë mendojnë dhe ndjejnë të tjerët?
-Vetëpersonale- A i kuptoni siç duhet ndjenjat dhe emocionet tuaja- a e njihni veten tuaj?
-Fizike- A i mësoni shpejt shprehitë fizike si ngasja e makinës, skitë, sporte, etj.
-Muzikore- A mund ta këndoni melodinë e një kënge pasi ta keni dëgjuar një herë dhe a e këndoni saktë atë?
-Hapësinore- A mund t’i lexoni me lehtësi hartat?
-Gjuhësore- A jeni lexues i pangopur ose i zoti në të shkruar?
-Logjike- A ju duken të lehta për t’u kuptuar lëndë të tilla si matematika apo kompjuteri?
Sekreti i suksesit tuaj është të njihni aftësitë tuaja më të mira e t’i përdorni ato!
PRIM.DR.MED.SC. ALI F. ILJAZI