1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Çdo i 65-ti banor i Shangait është milioner!

Më të lexuarat

Në Shangai jetojnë 23 milionë vetë, ndërsa çdo i 65-ti banor i këtij qyteti kinez është milioner, shkruan China Daily.

Më të pasurit janë biznesmenët, investitorët në patundshmëri dhe investitorët profesional, thuhet në raportin për pasanikët e qytetit. Në Shangai sot jetojnë 370 mijë vetë me pronën që vlen gjashtë milionë juanë (950 mijë dollarë), gjë që i bie se milioner është çdo i 65-ti banor. Ndërsa, 140 mijë vetë kanë pronë që vlen 10 milionë juanë (1.6 milionë dollarë).

Pasanikët e Shangait përbëjnë 12.9 për qind të të gjithë të pasurve të Kinës. Ky është qyteti i tretë në vend për nga numri i të pasurve dhe “super të pasurve”, pas Pekinit dhe Senxhenit. Njerëzit më të pasur në Shangai janë pronarët e kompanive për prodhim të ushqimit për derra dhe tekstil, me pronën që vlen 6.5 miliardë dollarë.

Aty janë 250 vetë me pasuri që arrinë në 317 milionë dollarë, ndërsa janë gjithsejtë 90 miliarderë./kohaislame/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit