12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Hitleri shpëton nga anglo-amerikanët, vdes më 1962

Më të lexuarat

Adolf Hitler dhe Eva Braun nuk kanë bërë vetëvrasje më 30 prill 1945, në bunkerin e Berlinit, por kanë ikur në Argjentinë ku kanë jetuar me dy vajzat e tyre deri në vitet ’70 të shekullit të kaluar, shkruajnë historianët ushtarakë të Britanisë, Gerard Williams dhe Simon Dunsten.

Sipas mendimit të Williamsit, shpëtimin e firerit nazist e kanë mundësuar SHBA-të dhe Britania e Madhe, të cilat si kompensim kanë marrë sasi të paimagjinueshme të parave dhe qasje tek teknologjitë sekrete gjermane.

Në librin e botuar tash së voni, “Ujku gri: Ikja e Adolf Hitlerit”, këto pohime mbështeten në dokumentacionin e shërbimeve amerikane dhe britanike, si CIA, FBI dhe MI5, por edhe dëshmive të familjes Einhorn e cila në Argjentinë ka pranuar çiftin Hitler.

Williams dhe Dansten thonë se Hitleri ka vdekur në Argjentinë në vitin 1962 dhe se në varrimin e tij kanë marrë pjesë shumë nazistë “të zhdukur”, ndërsa data e vdekjes së Eva Braunit nuk dihet. Sipas autorëve, fëmijët e Hitlerit jetojnë sot në Argjentinë.

Një pjesë e historianëve të “shkollës klasike” këto pohime i quan spekulime, por një pjesë e shkencëtarëve thonë se nuk ka dëshmi të forta mjeko-ligjore që Hitleri dhe Eva Braun kanë vdekur në bunker, dhe se pohimet për këtë janë të bazuara në dëshmitë e bashkëpunëtorëve që kanë mbijetuar. Është fakt se në bazë të mbetjeve nga të djegurat nuk është vërtetuar kurrë se a janë vrarë ata me revole apo janë helmuar.

Ushtari rus Churakov më 4 maj 1945 ka gërmuar dy trupat e djegur në oborrin e Fuhrerbunkerit, të cilat ishin aq shumë të dëmtuara sa që vetëm mjeku ka konstatuar se i përkasin një burri 50-60 vjeç dhe një gruaje 30-40 vjeçe. Se fjala është për çift të martuar, këtë e dëshmojnë bashkëpunëtorët: shërbëtori, radio-lidhësi si dhe sekretarja e stomatologut të Hitlerit.

Megjithatë, në vitet ’70 në shtypin gjerman është shfaqur një dokument i çuditshëm, i cili i atribuohet një prej nazistëve më të kërkuar, shefit të gestapove famëkeq – Heinrich Mueller. Me sa duket, ishte kjo deklarata e dhënë për shërbimet sekrete amerikane, e në të cilin nazisti thotë se Hitleri më 22 prill është zëvendësuar me kipcin e tij i cili është djegur më datën 30. Ky dokument është kontestuar nga SHBA-të, të cilat pretendonin se ishte falsifikim i hartuar nga KGB-ja sovjetike. Megjithatë, të njëjta shërbime kanë pohuar Mueller i ka mashtruar dhe se ka ikur duke ia bërë varrin vetes e duke e varrosur aty kipcin e tij.

Ndërkohë, janë gjetur edhe dëshmitë e ushtarëve sovjetikë të cilët thonë se Fuhrerbuker janë gjetur edhe dy trupa tjetër që në mënyrë të pabesueshme kanë ngjarë me Hitlerin.

Williams dhe Dunsten thonë se Hitleri dhe Eva Braun më 22 prill kanë ikur nga Berlini me aeroplanin të cilin e ka drejtuar Peter Baumgart. Ata kanë aterruar në Spanjë, ku janë futur në nëndetëse. Në Argjentinë janë pranuar nga familja gjermane Einhorn, e cila kishte një hotel në provincën e Kordobës. Aty çifti Hitler është strehuar në vitet e para pas largimit nga Gjermania. /kohaislame/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit