5.8 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Çfarë dini rreth Mauritius?

Më të lexuarat

Mauritius është një shtet i vogël afrikan, i cili ofron arsimim falas deri në fund të fazës universitare dhe transportin e studentëve nga shtëpitë për në shkollat e tyre. Arsimimi në këtë vend nuk është mall që shitet, por një shërbim falas për të gjithë shtetasit e tij.

Mauritius ofron kurimin dhe kujdesin shëndetësor falas për të gjithë shtetasit e saj. Shërbimi shëndetësor përfshin madje edhe operacionet kardiake të kushtueshme financiarisht, pra, nuk bëhet tregti me shëndetin e shtetasve.

Përsa i takon pronësisë së banesave, a e dini se 90% e shtetasve të këtij shteti banojnë në banesat e tyre private; atje nuk ka familje të pastreha, familje që ankohen për çmimet e larta të truallit dhe materialeve të ndërtimit.

Të ardhurat e një personi në këtë shtet mund të arrijnë 19.600$.

Republika e Mauritiusit është shteti më i pasur afrikan, megjithëse ajo nuk posedon burime natyrore si naftë, minerale. Ajo mbështetet tek njeriu, tek bujqësia, eksporti i prodhimeve bujqësore dhe turizmit.

Shpenzimet ushtarake zënë vendin e fundit në buxhetin e këtij vendi. Ato vijnë pas arsimimit, shëndetësisë dhe shërbimeve sociale.

Presidente e shtetit të Mauritiusit është dr. Emine Garib Fekijm, shkencëtare, e cila mban gradën doktoreshë në kiminë organike. Shprehja më e famshme që ka thënë është: “Politika më përzgjodhi mua, kurse unë nuk e kam zgjedhur atë!”

Ajo ka shkruar më shumë se 20 libra dhe 8 kërkime shkencore në nivel botëror.

Muslimanet konsiderohen një pakice e vogël, pra vetëm 17%. Megjithatë, populli i Mauritiusit ka zgjedhur si presidente të vendit të tyre një muslimane. Kjo ndodh sepse shoqëria e civile e këtij vendi jeton në harmoni dhe paqe mes tyre.

Një profesor u shkruajti studentëve në fazën e doktoraturës dhe masterit, një mesazh kuptimplotë, të cilën e vendosi në hyrje të fakultetit në universitet në Afrikën e Jugut. Teksti i mesazhit është: “Një popull nuk shkatërrohet duke përdorur bomba bërthamore ose rraketa me rreze të largëta, por duke ulur nivelin e arsimimit dhe duke lejuar studentët të kopjojnë!”

E për këtë shkak, vdes i sëmuri në dorën e një mjeku i cili i ka marrë studimet universitare duke kopjuar!

Rrëzohen shtëpitë në dorën e një inxhinieri që ka kaluar studimet duke kopjuar!

I humbasim paratë në dorën e një ekonomisti që i ka kaluar studimet duke kopjuar!

Vdes feja në dorën e një “hoxhe” që klasën e ka marrë duke kopjuar!

Humbet drejtësia ne dorën e një gjykatësi që i ka kaluar studimet universitare duke kopjuar!

Përhapet injoranca në mendjet e fëmijëve tanë, kur janë në dorën e një edukatori që shkollën e ka marrë duke kopjuar!

Rrënimi i arsimit = rrënim i shoqërisë dhe popullit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit