1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

S’ka liberalizim të shpejtë, vazhdon izolimi

Më të lexuarat

Minimale janë gjasat që brenda një kohe të shkurtër Kosovës t’i hiqen vizat me Bashkimin Evropian (BE), ashtu siç ka premtuar kryeministri Ramush Haradinaj.

Kjo për shkak të mosratifikimit të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, si dhe për shkak të dështimit në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, shkruan “Zëri”.

Këto dy kritere (demarkacioni dhe lufta ndaj korrupsionit) po potencohet nga të gjithë zyrtarët e lartë ndërkombëtarë që po e vizitojnë Kosovën, si dhe nga përfaqësuesit e tyre diplomatikë të akredituar në vend, sipas të cilëve, pa plotësimin e këtyre dy kritereve Kosovës nuk i hiqen vizat me BE-në.

Në fakt Kosova është vendi i vetëm në rajon që nuk e ka të drejtën e lëvizjes pa viza në BE, të cilën të drejtë qytetarët e vendeve fqinje e gëzojnë për më shumë se gjysmë dekade.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka deklaruar të enjten se liberalizimin e vizave mund ta sjellë përmbushja e kritereve të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA), por nuk ka përjashtuar edhe kushtin për Demarkacionin.

“Zbatimi i MSA-së është vetvetiu materia që sjell liberalizimin. Ne e dimë që këtu lidhet edhe demarkacioni, sepse Marrëveshja që nuk është ratifikua nga të dy parlamentet është projektmarrëveshje. Ne nuk do të bëjmë ndonjë zbulim”, ka thënë Haradinaj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit