23 C
Pristina
Monday, May 27, 2024

Bugajski: Mosratifikimi i demarkacionit, me pasoja të mëdha për Kosovën

Më të lexuarat

Për demarkacionin dhe proceset e tjera integruese të Kosovës ka folur analisti i politikave ndërkombëtare nga Uashingtoni, Janusz Bugajski.

Ai ka deklaruar se institucionet dhe Kuvendi i Kosovës duhet sa më shpejt ta përfundojnë çështjen e demarkimit të kufirit me Malin e Zi, pasi sipas tij, çdo vonesë do të ketë pasoja për të ardhmen e vendit dhe për proceset integruese.

“Demarkacioni duhet të kryhet sa më shpejt sepse është çështje shumë e rëndësishme për Kosovën. Është shumë me rëndësi për këtë Qeveri që të mos anashkalojë këtë çështje”, deklaroi Buganjski, për Radio Televizionin e Kosovës.

Ai shtoi se mosratifikimi i marrëveshjes së Demarkacionit, do të ndikonte mbi Kosovën në mënyrë negative, kurse do të ndihmonte Serbinë që të izolojë Kosovën në mënyrë ndërkombëtare.

“Do të ndihmojë Rusinë në ofensivën e saj që të destabilizojë rajonin. Kjo do të ndajë Kosovën jo vetëm nga çështja e liberalizmit, marrëveshja e Stabilizim Asociimit, por edhe mund të shtyjë Kosovën drejt një konflikti me një vend anëtar të NATO-s. Pastaj do të kërcënojë transformimin e FSK-së dhe anëtarësimin e Kosovës në NATO”, ka thënë Bugajski.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit