8.4 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Bibliotekë mobile për fëmijët në Siri

Më të lexuarat

IDLIB (AA) – Një bibliotekë mobile u ndërtua në rajonin e Idlibit, në veri të Sirisë, për të ofruar libra për fëmijët e prekur nga lufta, raporton Andolu Agency (AA).

Në bibliotekën e ndërtuar nga vullnetarët sirianë ka libra të historisë, romane të klasik botëror dhe libra mbi historinë, shkencën dhe shkencat shoqërore.

Biblioteka e lëvizshme gjithashtu do të sigurojë libra shkollorë për fëmijët të cilët ende nuk janë në gjendje të shkojnë në shkollat e tyre, sepse kanë frikë nga bombardimet intensive që përjetuan gjatë periudhës 19 deri më 30 shtator.

Nëpërmjet kësaj biblioteke dy ditë në javë dërgohen libra edhe nëpër fshatrat në rajonet periferike të Idlibit.

Drejtori i bibliotekës mobile, Malik el Rifai në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se “Ne kemi nisur një projekt të tillë për të ofruar libra për fëmijët e prekur nga lufta si tregime, romane, libra të historisë, libra shkencorë e shoqërorë”.

Pasi ka vënë në dukje se me një ekip të ekspertëve të kësaj fushe kanë zgjedhur librat për bibliotekën e lëvizshme projektin e së cilës e kanë nisur në fillim të këtij viti Rifai tha: “Pas një përgatitje 8 mujore shërbimi i bibliotekës së lëvizshme është vendosur në shërbim. Deri më tani kemi dërguar libra për më shumë se 200 fëmijë”.

Ndër të tjera Rifai shtoi se objektivi i tyre është që të sigurojnë libra për të gjithë në Siri.

Ndërsa Kinane Xhelud një nga fëmijët që ka marrë libër nga biblioteka mobile tha se “Kam lexuar historinë e Sindirella-s. Nga librat kam mësuar se çfarë është durimi dhe se nuk duhet të sillemi keq me njerëzit që kryejnë vepra të këqija”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit