-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Rritet nataliteti në Shqipëri

Më të lexuarat

Tremujori i parë i këtij viti ka shënuar një bilanc pozitiv përsa i përket raportit lindje – vdekje.

Sipas të dhënave të bëra publike nga Instituti i Statistikave, të dhënat vitale për 2013-ën, tregojnë se kemi një rritje të shtesës natyrore (Lindje – Vdekje) në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2012 prej gati 17.6 përqind. Referuar tremujorit të parë të vitit 2013 vihet re se numri i lindjeve në qarkun e Tiranës zë peshën më të madhe në totalin e lindjeve të këtij tremujori me rreth 28.6 përqind. Kjo lidhet me faktin se në Tiranë kryen lindje edhe nga qarqe të tjera të vendit dhe ka popullsinë më të madhe në vend.

Sipas të dhënave, në tremujorin e parë 2013 ka pasur 7 mijë e 642 lindje, një shifër kjo që është më e vogël se tremujorin e parë të 2012-ës ku janë shënuar 8 mijë e 82 lindje. Megjithatë ajo që ka përmirësuar balancën, është ulja e ndjeshme që kanë pësuar vdekjet gjatë këtij tremujori. Kështu në Shqipëri në tremujorin e parë të këtij viti ka pasur 741 vdekje më pak në krahasim me tremujorin e parë të 2012-ës.

Megjithatë ajo që vlen të theksohet është fakti se në vendin tonë vijon që të ulet numri i lindshmërisë nga viti në vit e pikërisht në tremujorin e parë të 2013-ës, ka pasur 440 lindje më pak. Specialistët shpjegojnë se ulja e lindshëmirisë po vjen si pasojë e efekteve ekonomike e sociale dhe në Shqipëri po zhduket pak nga pak familja e madhe.

Në parashikimet për të gjithë vendin të realizuara po nga INSTAT, mendohet se lindshmëria do të vazhdojë të bjerë në mënyrë lineare në dy dekadat e ardhshme. Ndërkohë përsa i përket vdekshmërisë studimet tregojnë se jetgjatësia e shqiptarëve do vijojë të rritet në të ardhmen si pasojë e përmirësimit të kushteve të jetesës. (INA)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit