3 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Ja si të pastroni makinën tuaj si një profesionist

Më të lexuarat

Ju mund ta pastroni makinën tuaj shpesh, por ju mund përfundoni me një makinë të ndotur në fund të ditës. Problemi më i madh në lidhje me produktet e pastrimit të makinave është se ata janë të mbushura me kimikate. Por, ka një mundësi tjetër për të pastruar makinën tuaj në mënyrë efektive duke përdorur përbërës tërësisht natyralë. Pjesa më e mirë është se ndoshta ju keni shumicën e tyre në shtëpinë tuaj.

1. Pastroni tapetët
Përzieni pak sodë buke me uthull të bardhë për të krijuar një lloj paste. Kjo do t’ju ndihmojë të hiqni të gjitha njollat. Mjafton ta aplikoni në zonat me njolla dhe t’i fërkoni ato me një furçë. Lëreni pastën të thahet dhe më pas fshijeni me një copë të thatë.

2. Pastroni pluhurin
Përdorni një fshesë korenti për të pastruar pluhurin në pjesën e brendshme të makinës tuaj. Më pas mund të përdorni një copë për të pastruar çdo pjesë në mënyrë të kujdesshme. 3. Pastroni aparaturat e brendshme
Mjafton të hidhni pak vaj ulliri në një copë dhe të pastroni me të çdo pajisje, aparaturë brenda makinës.

4. Hiqni qimet e kafshëve
Gjithçka që ju duhet është një shishe spraji dhe një furçë. Spërkatni sediljet dhe fshijini me një furçë.

5. Mbulesat e sediljeve
Hidhni pak sodë buke dhe vaj esencial në një kavanoz. Bëjeni kapakun e tij me vrima dhe më pas lëreni në makinë, në një vend të sigurtë. Do të nuhasni aromë të mrekullueshme.

6. Xhama/dritare pa gjurmë
Për këtë ju duhet pak uthull, një shishe spraji dhe një gazetë. Spërkatni dritaret me uthull dhe lëreni për 2 minuta. Më pas fshijini duke përdorur gazetën. Dritaret e makinës tuaj do të shkëlqejnë nga pastërtia.

7. Pastroni pjesën metalike të gomave të makinës
Miksoni uthull dhe ujë në raportin 1:1 në një shishe spraji. Spërkatini me to dhe fshijini me një leckë.

8. Pastroni gomat
Bëni një pastë duke kombinuar ujë me sodë buke. Merrni një furçë dhe aplikojeni mbi gomat e makinës. Pastrojini më pas me ujë.

9. Shpëlarja tradicionale e makinave
Në vend që të paguani para për të larë makinën tuaj në pjesën e jashtme, mjafton të kombinoni ujë me sapun të lëngshëm dhe vaj esencial. Në fund shpëlajeni me ujë të pastër dhe makina juaj do të shkëlqejë nga pastërtia.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit