3.4 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Referendumi në Katalonjë – Yildirim: Vendet e BE-së janë të parat, që duhet të reagojnë

Më të lexuarat

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, deklaroi të dielën se të parat, që duhet të reagojnë në lidhje me referendumin në Katalonjë, janë vendet e Bashkimit Evropian…

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, deklaroi të dielën se të parat, që duhet të reagojnë në lidhje me referendumin në Katalonjë, janë vendet e Bashkimit Evropian.

Shefi i Ankarasë zyrtare vlerësoi rendin e ditës për gazetarët e pranishëm në recepsionin me rastin e fillimit të Vitit të Ri Legjislativ, mbajtur në Sallën e Ceremonive të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë.

“Duke qenë se dolëm kundër (referendumit) në veri të Irakut, është normale që ta kundërshtojmë edhe këtu”, tha Kryeministri Yildirim në përgjigje të një pyetjeje rreth tensionit të referendumit në Katalonjë.

“Mirë është dhe duhet që të analizohet sfondi i kësaj çështjeje; do të ishte e gabuar që të ndërtohej një opinion i hershëm. Të parat, që duhet të reagojnë, janë vendet e Bashkimit Evropian. Meqë ato të gjitha janë një shtet i vetëm, të shohim se cili do të jetë reagimi i tyre. Ne reaguam për fqinjin tonë. Tani është radha që ato të reagojnë për fqinjin e tyre, le ti shohim”, nënvizoi Binali Yildirim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit