-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

DY RASTE TË VËRTETA TË SIHRIT NË KOHËN E MUHAMEDIT, -alejhi salatu ve selam!-

Më të lexuarat

Përcjellë  Ibn Kethiri,- Allahu e mëshiroftë!,-  në tefsirin e tij nga Aisheja ,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,-  e cila ka thënë: “Më erdhi një grua nga fisi Deumetul-Xhendel, e cila kërkonte të Dërguarin e Allahut,- salallahu alejhi ve selem!,- mbasi që ai kishte vdekur.

Ajo donte ta pyeste atë për disa çështje magjie në të cilat ishte futur por pa e vepruar atë.”

I tha Aisheja ,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- Urves,- Allahu qoftë i kënaqur me të: “O biri motrës sime, e pashë atë të qante kur nuk e gjeti të Dërguarin e Allahut, – salallahu alejhi ve selem!,- që të shërohej prej tij. Vazhdoi duke qarë derisa ndjeva keqardhje për të.

 Pastaj tha: “Kam frikë se jam e shkatërruar. Kam pasur një burrë i cili më la. Erdhi tek unë një plakë të cilës i qava hallin. Ajo tha: “Nëse bën atë që do të urdhëroj, unë do ta bëj atë që të vijë tek ty.” Kur ra nata, ajo erdhi me dy qenë të zi, pastaj ajo hipi në njëri prej tyre kurse unë hipa tek tjetri. Dhe nuk kaloi shumë derisa ndaluam në Babil ku ishin dy burra të varur nga këmbët e tyre kokëposhtë. Ata thanë: “Përse keni ardhur këtu?”. Unë thashë: “Që të mësojmë magjinë!” . Ata thanë: “Me të vërtetë ne jemi fitne, prandaj mos bëj kufër!”. Kthehu mbrapa!” Kurse unë kundërshtova dhe thashë: “Jo!”. Ata thanë: “Atëherë shko tek ajo furra atje dhe urino në të.” Unë shkova, por u tremba dhe nuk bëra gjë. Kështu që u ktheva tek ata. Ata më thanë: “A e bëre?. Unë thashë: “Po!”. Ata thanë: “A pe gjë?”. Unë thashë: “Nuk pashë gjë!”. Ata thanë: “Mos e bëj! Kthehu në vendin tënd e mos bëj kufër!”.Por unë kisha dëshirë dhe refuzova që të kthehesha. Pastaj ata thanë: “Shko tek ajo furra atje dhe urino në të.” Unë shkova por u tremba dhe u frikësova; pastaj u ktheva tek ata të dy e u thashë: “E bëra!”. Ata më thanë: “E çfarë pe?”. Thashë: “Nuk pashë gjë!”. Ata thanë: “Gënjeve! Mos e bëj, kthehu në vendin tënd dhe mos bëj kufër. Ti e ke në dorë çështjen tënde!”. Por unë kisha dëshira dhe refuzova. Ata thanë: “Shko tek ajo furra atje dhe urino në të.” Atëherë shkova atje dhe urinova. Befas pashë një kalorës me maskë prej hekuri i cili doli nga unë dhe shkoi drejt qiellit derisa u zhduk dhe nuk e pashë më. Pastaj shkova tek ata të dy dhe u thashë: “E bëra!”. Ata thanë: “E çfarë pe?”. Thashë: “Pashë një kalorës me maskë prej hekuri që doli nga unë dhe shkoi drejt qiellit derisa u zhduk e nuk e pashë më.” Ata thanë: “Të vërtetën e the! Ai ishte imani yt i cili doli prej teje. Ik tani!”. Pastaj i thashë gruas: “Pasha Allahun, unë nuk di asgjë dhe ata nuk më thanë ndonjë gjë.” Ajo tha: “Posi, çdo gjë që dëshiron do të realizohet. Merre këtë grurë dhe mbille.” Unë e mbolla dhe thashë, “Mbi!” dhe ai mbiu. Pastaj thashë, “Korru!” dhe u korrë. Pastaj thashë, “Qërohu!” dhe u qërua. Pastaj i thashë, “Thahu!” dhe u tha. Pastaj i thashë, “Bluhu!” dhe u blua. Pastaj i thashë, “Bëhu bukë!” dhe u bë bukë. Nuk kishte gjë që e dëshiroja e të mos realizohej dhe më binte në dorë. Pastaj u pendova – pasha Allahun o nëna e besimtarëve – nuk kam bërë gjë dhe nuk do ta bëj më kurrë atë gjë.”

Ka transmetuar gjithashtu Ibn Ebij Hatim nga er-Rrabij’ Ibn Sulejman,- Allahu qoftë i kënaqur me  të!,-  që është vazhdimi i asaj që u përmend, dhe shtoi pas fjalëve të saj, “Nuk kam bërë gjë dhe nuk do ta bëj më kurrë atë gjë.”

“Atëherë i pyeta shokët e të Dërguarit të Allahut,- salallahu alejhi ve selem!,-shumë pak mbas vdekjes së të Dërguarit të Allahut ,- salallahu alejhi ve selem!,- dhe atë kohë ata ishin të shumtë – çfarë dinin dhe çfarë mund të i thonin asaj. Dhe të gjithë ata u druajtën dhe patën frikë t’i jepnin asaj fetva për diçka rreth të cilës nuk kishin dije, me përjashtim të Ibn Abasit apo të disave që ishin me të, i cili tha: “Sikur të dy prindërit e tu ose njëri prej tyre të jetë gjallë (do të mjaftonte).”

Është transmetuar se Pejgamberit,- salallahu alejhi ve selem!,-  i bënë magji.

Transmetohet nga Aisheja,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: Pejgamberit !,- salallahu alejhi ve selem!,- i bënë magji, aq sa atij i dukej sikur bënte diçka, por në të vërtetë nuk e kishte bërë. Derisa po atë ditë në të  cilën ishte tek unë, iu lut e iu lut Allahut, pastaj tha: “A e di oj Aishe që Allahu më tregoi për atë që i kërkova?!  Unë i thashë: “E çfarë është ajo o i Dërguari i Allahut?! Tha: “Më erdhën dy veta, e njëri prej tyre u ul pranë kokës sime, kurse tjetri u ul pranë këmbëve të mia. Pastaj njëri prej tyre i tha tjetrit:  Cili është shkaku i dhimbjeve të këtij njeriu?! Ai tha:  I kanë bërë magji!. Ai e pyeti: Kush i ka bërë magji?!¨ Ai tha: Lebid Ibnul-El Asam el-Jehudi, nga fisi Beni Zurak!. Ai e pyeti: Me çfarë? Ai tha: Me një krehër dhe flokët e mbetur në të, të vendosura në sythin e tharë të një palme të gjinisë mashkullore!. Ai pyeti:  E ku gjenden? Ai tha: Në pusin Dhi Eruan.” Pastaj ajo Aisheja, tha: “Atëherë Pejgamberi, -salallahu alejhi ve selem!, shkoi me disa nga shokët e tij tek pusi dhe pa në të dhe sipër tij! Pastaj ai u kthye tek Aisheja dhe i tha: “Pasha Allahun oj Aishe, uji i tij ishte i verdhë sikur kenaja (kona që përdoret  nga gratë për lyerjen e flokëve), dhe palmat e tij si koka shejtanësh. Unë i thashë: “O i Dërguari i Allahut, a e nxore atë (magjinë)?! Ai tha: “Jo, mua më pastroi e më shëroi Allahu, mirëpo pata frikë mos ajo i prekë muslimanët.”

Transmetuar nga Buhariu (nr. 5766) dhe Muslimi (nr. 2189).

Përshtati : Suad Shabani

Medine, 29.04.2013

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit