1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“Vlerat e paqes dhe barazisë i nevojiten Ballkanit dhe gjithë botës”

Më të lexuarat

Bakir Izetbegoviç: Besoj se Simpoziumi dhe “Çmimi i Paqes Kadesh” do të kontribuojnë për paqen, qetësinë, barazinë dhe vëllazërinë e njerëzve në botë dhe dua që këto vlera të dominojnë në Ballkan dhe në mbarë botën.”

SARAJEVË (AA) – Anëtari i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Bakir Izetbegoviç, me rastin e ndarjes së “Çmimit të paqes Kadesh”, presidentit të parë të BeH-së, Alija Izetbegoviç, në një deklaratë të shkruar ka thënë se BeH do të jetë aleate e Turqisë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në botë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ndihem shumë i nderuar dhe i lumtur se në simpoziumin Ndërkombëtar të Paqes, Barazisë dhe Vëllazërisë KADESH, që mbahet nën kujdesin e Presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ‘Çmimi i paqes Kadesh’, iu nda babait tim të ndjerë, Presidentit të parë të Republikës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Alija Izetbegoviç. I ndjeri Alija Izetbegoviç ishte një luftëtarë i denjë dhe i guximshëm për paqen dhe dinjitetin njerëzor. Në kohët më të vështira për vendin dhe popullin e Bosnjës dhe Hercegovinës nuk ka zbatuar politika të hakmarrjes dhe as që ka mbështetur kundërpërgjigjen me hakmarrje. Sot, mbrojtësit e Bosnjës dhe Hercegovinës ecin me kokën lartë, sepse ata nuk janë udhëhequr me politikë që shkatërrimit i është përgjigjur me shkatërrim, me vrasje masive dhe kampet e përqendrimit. Ai gjithmonë kishte parasysh ndjenjat e njerëzve dhe gjithçka që është e shenjtë për ta, duke mbrojtur familjet e tyre, traditën, fenë dhe kulturën”, ka thënë Izetbegoviç.

Ai rikujtoi se Alija Izetbegoviç kishte pranuar ofertën e paqes pavarësisht nga fakti se paqja nuk ishte e përsosur e as drejtë, për shkak se alternativë ishte vazhdimi i konfliktit dhe vuajtjes.

“Me gjithë zemër, besoj se Simpoziumi dhe “Çmimi i Paqes Kadesh” do të kontribuojnë për paqen, qetësinë, barazinë dhe vëllazërinë e njerëzve në botë dhe dua që këto vlera që janë të domosdoshme për ne në kohën e tashme, të dominojnë në Ballkan dhe në mbarë botën. Shfrytëzoj rastin të falënderoj Turqinë e cila është një nga ndërtuesit kryesorë të paqes dhe stabilitetit, për mbështetjen e saj për rajonin dhe Bosnje dhe Hercegovinën. Bosnja dhe Hercegovina do të jetë vend aleat i Turqisë në përpjekjet e saj për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në botë”, tha anëtari i Presidencës së BeH-së, në një mesazh të shkruar.

Simpoziumi Ndërkombëtar i Paqes, Barazisë dhe Vëllazërisë KADESH, që mbahet sot në Corum të Turqisë, do të ndiqet nga Kryeministri Binali Yıldırım.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit