16.1 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Operacione kundër FETO-s jashtë Turqisë

Më të lexuarat

Në kuadër të strukturave të FETO-s jashtë Turqisë është vërtetuar se disa nga të dyshuarit, mes tjerash, nën arsyetimin e ndihmesës, kanë dërguar mjete financiare për 36 institucione dhe organizata jashtë vendit

ANKARA (AA) – Me urdhër të Prokurorisë në Ankara është ndërmarrë operacion i gjerë kundër strukturave të organizatës terroriste FETO jashtë kufijve të Turqisë, ndërsa është lëshuar urdhërarrest për privimin nga liria të drejtuesve të 36 institucioneve dhe për 143 persona të tjerë për të cilët është vërtetuar se kanë financuar aktivitetet e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

Në aksionet e policisë deri tani janë arrestuar 15 persona. Në kuadër të strukturave të FETO-s jashtë Turqisë është vërtetuar se disa nga të dyshuarit, mes tjerash, nën arsyetimin e ndihmesës, kanë dërguar mjete financiare për 36 institucione dhe organizata jashtë vendit ose nga banka Bankasya, të lidhura me organizatën terroriste FETO, kanë marrë mjete kreditore dhe kanë paguar institucionet.

Prokuroria në Ankara kërkoi arrestimin e përfaqësuesve dhe drejtuesve të 36 institucioneve dhe 143 persona të tjerë për të cilët është vërtetuar se kanë ndihmuar financiarisht FETO-n.

Organizata terroriste FETO, në krye me Fetullah Gylen, me vendqëndrim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), është përgjegjës për tentativën për grusht shteti në Turqi më 15 korrik të vitit të kaluar. Përfaqësuesit e institucioneve turke paralajmëruan disa herë vendet mike dhe partnere, duke u treguar për mundësinë e përjetimit të fatit të njëjtë në çdo vend në të cilin FETO është aktive. Turqia nga SHBA-të ka kërkuar ekstradimin e Gylenit, ndërsa institucionet arsimore të lidhura me FETO-n në shumë vende të botës janë mbyllur ose dorëzuar në kompetencë të Fondacionit turk Maarif.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit