Përgjigja e Turqisë ndaj referendumit për pavarësinë të Kurdistanit irakian, do të ketë prek fushën e sigurisë dhe ekonomisë, paralajmëroi sot kryeministri Binali Yildirim, derisa ushtria turke ka rritur ushtrimet në kufi.
“Masat që do të marrim do të kenë dimensione diplomatike, politike, ekonomike dhe të sigurisë”, deklaroi Yildirim për median gjatë një vizite në Kirsehir.
Turqia një shtet ku jetojnë rreth 15 milionë kurdë, ka dalë hapur kundër referendumit për pavarësi që qeveria rajonale e Kurdistanit irakian ka planifikuar të organizojë të hënën.