-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

DioGuardi: Protestat me kërkesa kombëtare

Më të lexuarat

Ish-kongresisti dhe kryetari i LQSHA-së, Joe DioGuardi ka apeluar që shqiptarët në protestat e paralajmëruara të tregojnë dinjitet dhe vlera demokracie, përmes shpalosjes së kërkesave të tyre kombëtare.

Ai këtë e ka theksuar në një bashkëbisedim me Radio Londra të komunitetit shqiptar në Britani, duke folur lidhur me tensionet e fundit në Maqedoni dhe Luginë të Preshevës, por edhe zhvillimet politike në Kosovë.

“Shqiptarët atje janë detyruar dhe po dalin e po shprehin revoltën e tyre, për shkak të anashkalimit të tyre nga faktori politik dhe pambrojtja e tyre. Partitë fare janë shkëputur nga populli dhe ato shikojnë vetëm mashtrimet se si të arrijnë rezultate për të qeverisur.

Partitë atje kanë retorikë boshe dhe shumë demagogji dhe mungon aktiviteti i tyre i drejtëpërdrejt me popullin”, ka theksuar ish-kongresisti shqiptaro – amerikan DioGuardi, duke apeluar që është hera e fundit të bashkërendohen dhe të aktivizohen faktorët politik, kombëtar dhe fetar për të nisur një proces të ri politik dhe demokratik në Maqedoni, sa i përket problemeve dhe çështjeve të hapura të shqiptarëve.

DioGuardi ka bërë thirrje që protestat demokratike duhet të vijojnë dhe të ngrenë zërin me karakter kombëtar derisa në agjendë nuk do të jetë çështja e qartë shqiptare.

Ai ka theksuar se fajtor kujdestarë për tërë situatën e krijuar në Maqedoni është faktori politik shqiptarë, që është i përçarë dhe nuk ka asnjëlloj agjende që kushtëzon funksionimin dhe integrimin e brendshëm dhe të jashtëm të këtij vendi.

“Nuk janë mirë të menduara paraqitjet dhe lobimet që po bëjnë disa njerëz të pushtetit të koalicionit në Maqedoni. Si mund të kuptohet teza aktuale se sapo të hyjë Maqedonia në NATO dhe BE, atëherë do të zgjidhet çështja shqiptare. Por ky veprim duhet ti bëhet i qartë se nëse ndodhë kjo, atëherë çështja shqiptare do të jetë e mbyllur”, ka deklaruar ish-kongresisti shqiptaro – amerikan DioGuardi.

Ai ka nënvizuar se duhet ndryshime më rrënjëshore kushtetuese në Maqedoni dhe se nuk mund të shkohet më me Marrëveshjen e Ohrit, pasi që sipas tij, asaj i ka skaduar validiteti. (Skender Karaçica/INA/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit