2.2 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Çka duhet të dijë secili përdorues i iPhone-t dhe iPad-it?

Më të lexuarat

Sa e njihni iPhone-n tuaj? U sjellim në vazhdim disa gjëra të cilat shumica me siguri nuk i dinë. Ata që e njohin teknologjinë me siguri e dinë që iPhone dhe iPad i kanë këto mundësi, por kjo nuk mund të thuhet për përdoruesin e thjeshtë.

– Qasja e drejtpërdrejtë në aplikacione: Te shumica iPhone është “kurdisur” që të shfaq disa pop-up lajmërime. Ato mund të kërcejnë në ekranin fillestar secilën herë kur të merrni ndonjë lajmërim nga “Facebook-ut” apo ndonjë porosi tekstuale, dhe kjo ndodhë edhe kur telefoni është “në çelës” dhe në “mënyrën e fjetjes”, (sleep mode). Që t’i hapni këto porosi, duhet që me gisht t’i hapni dhe nuk ka nevojë t’ia hiqni çelësin telefonit dhe pastaj ta hapni aplikacionin. Ashtu derisa telefoni juaj nuk është i mbrojtur me fjalëkalimin që përbëhet nga katër numra, me gisht bëni lëvizje nga ana e majtë në të djathtë që të mund t’i hapni aplikacionet në të cilat janë paraqitur porositë. Nëse e shfrytëzoni mbrojtjen, përkatësisht fjalëkalimin, duhet atë ta shkruani pasi që ata aktivizoni aplikacionin.

– Lëvizja lart: Pushojeni gishtin tuaj nga “scroll-i”. Prekni status barin në iPhone, përkatësisht vendin në pjesën e epërme të ekranit të iPhone-t apo iPad-it, në të cilën paraqitet koha dhe indikatori i zgjatjes së baterisë, dhe kjo do t’ju dërgojë direkt në krye. Kjo funksionon në ueb-faqe dhe në e-maile, lista të kontakteve dhe në shumë aplikacione tjera.

– Shkurtesat në tastierë : Shtypja në tastierën e xhamit i ka edhe mangësitë e saj, por disa shkurtesa mund ta lehtësojnë këtë gjë. Prekeni dhe mbajeni “gumb-in” “Compose new message” (krijoni porosi të re) në mail në mënyrë që automatikisht të kaloni në këtë gjë. Po ashtu në vend të kalimi nga tastiera me numra në atë me shkronja, shtypeni dhe mbajeni butonin “123”, dhe pastaj lëvizeni deri në numrin që u nevojitet. Kur ta largoni gishtin nga numri, përsëri do të paraqitet tastiera me shkronja. Kur të shkruani e-mail dhe arrini deri te fundi i fjalisë, vetëm dy herë shtypeni “space bar” dhe do të fitoni pikë dhe hapësirë. Kjo është gjë e shpejt dhe e thjeshtë.

– Kalimi i shpejt nëpër aplikacione: iPhone dhe iPad kanë shumë aplikacione të cilat punojnë në prapavijë. Ekzistojnë shkurtesa të cilat mundësojnë që të kaloni nga aplikacioni në aplikacion duke mos pasur nevojë që të shkoni në ekranin fillestar (Home). Dy herë shtypeni butonin “Home” (butoni që gjendet nën ekran) në mënyrë që ta shihni se cilat aplikacione janë të aktivizuara dhe zgjidhni atë në të cilën dëshironi të kaloni. Në iPad këtë mund ta bëni ashtu që i vendosni katër gishta në ekran dhe me ta në të njëjtën kohë të rrëshqisni në ekran. Ky opsion nuk punon në iPad të gjeneratës së parë, kështu që atë duhet ta aktivizoni nëpërmjet: Settings > General > Multitask Gestures.

– Regjistroni çdo gjë që shihni në ekran: A keni parë ndonjë gjë në iPhone apo iPad dhe keni dëshiruar ta ruani për shembull një fotografi? Shtypeni në të njëjtën kohë butonin “Home” dhe butonin “On/Off” (që gjendet në këndin e epërm të djathtë të iPhone-t) në mënyrë që të bëni “screenshot” të tërë asaj që në atë moment e shihni në ekran. Pastaj do të dëgjoni tingullin e njëjtë sikurse ai që është me rastin e fotografimit me kamerë, përkatësisht me aplikacionin “Camera”. Të gjitha fotografitë e bërë në këtë mënyrë do t’i gjeni në “Camera Roll” dhe mund t’i ndani nëpërmjet e-mailit apo rrjeteve shoqërore, sikurse që këtë e bëni edhe me fotografitë tjera.

– Rrëshqisni me gishta gjatë kërkimit: Mënyrë tjera që shpejt ta gjeni aplikacionin e caktuar në iPhone apo iPad është që të rrëshqisni me gishta nga ana e majtë në të djathtë në ekranin fillestar. Ky hap do t’ju zbulojë kornizën për kërkim në të cilën mund ta shkruani emërtimin e cilitdo aplikacion. Ky kërkim po ashtu gjen edhe kontakte, e-postën, shënimet në kalendar, tekstet dhe të gjitha të tjera që gjenden në pajisjen tuaj.

– Leximi më i lehtë i ueb-faqeve: Mos i mundoni sytë dhe të lexoni shkronjat e imta në ueb-faqe në ekranin e vogël të iPhone-t. Më mirë shtypni butonin “Reader”, të cilin do ta gjeni në shiritin URL në maje të ueb-faqes. Kjo funksionon edhe në iPad. Do të shihni më qartë dhe kryesisht formën tekstuale të faqes. Për më shumë, në këtë mënyrë do të fshihen reklamat. Duhet cekur se kjo nuk funksionon në të gjitha ueb-faqet.

– Korniza digjitale për fotografi (iPad): Vendoseni iPad-n që të punojë si kornizë digjitale për fotografi. Shtypni ikonën “Picture Frame”, e cila hapet në anën e djathtë të shiritit për aktivizimin e ekranin, përkatësisht për heqjen e çelësit. Fotografitë të cilat do të paraqiten kështu zgjidhni nga albumi apo vetë vendosni “slideshow”. Këto parametra mund t’i vëni në: Settings > Picture Frame.

– Ndaleni zërin, fikeni ekranin (iPad): Butoni i njëjtë në këndin e djathtë të iPad-it i cili e mbyll ekranin në portret apo mënyrën e peizazhit, shërben edhe si buton për ndaljen e zërit (mute). Kjo është e mirë nëse shpesh duhet ta fikni iPad-in. Këtë funksion të mbylljes lehtë mund ta vendosni ashtu që shkoni në: Settings > General > Use side switch to: Lock Rotation or Mute. Në parametrat e fabrikës ky buton është i vendosur në “Lock Rotation”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit