-1.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Studimi, në Shqipëri ka 580 shkolla jopublike

Më të lexuarat

Sipas një hulumtimi të bërë nga “Open Data Albania”, në vendin tonë funksionojnë 580 institucione arsimore jopublike të sistemit parauniversitar, ndërkohë që 14 prej tyre janë shkolla fetare.

Kjo përbën edhe 2.41 për qind të totalit të tyre, shifër kjo relativisht e lartë. Hulumtimi u shtri mbi numrin dhe vendosjen gjeografike të shkollave jopublike, të cilat funksionojnë sipas miratimit të Këshillit të Ministrave. “Në total për vitin shkollor 2011-2012 në vend funksionojnë 580 institucione arsimore jopublike të sistemit parauniversitar miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave (VKM), Urdhër të ministrit të Arsimit ose akt të Qendrës Kombëtare të Licencimit (QKL). Në tërësinë e institucioneve arsimore jopublike parauniversitare janë 14 institucione fetare të sistemit parauniversitar. Këto institucione arsimore jopublike parauniversitare janë miratuar me Vendim te Këshillit të Ministrave”, – thuhet në publikimin e bërë në faqen zyrtare të “Open Data Albania”. Shkollat janë të vendosura në qytetet kryesore si: Tiranë, Durrës, Shkodër, Korçë, Elbasan, Berat dhe Kavajë.
Numrin më të madh e mban qyteti i Durrësit me tre shkolla, ndërsa në qytetet e tjera numërohen nga dy shkolla, përkatësisht në qytetet e: Tiranës, Korçës, Shkodrës, Elbasanit, Kavajës dhe Gjirokastrës. Vendin e fundit e zë qyteti i Beratit me vetëm një shkollë jopublike me karakter fetar. Para disa ditësh në Komisionin Parlamentar të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik, u hodh ideja që edhe në shkollat publike të futet një lëndë me karakter fetar, ndërkohë që nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës u gjet mbështetje në lidhje me këtë çështje./bs/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit