12 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

HRW: Pamjet e reja tregojnë për 214 fshatra të shkatërruara në Arakan

Më të lexuarat

Organizata Human Rights Watch (HRW) tha se imazhet e fundit satelitore dëshmojnë se në çdo fshat të sulmuar, rreth 90 për qind të shtëpive janë shkatërruar tërësisht

ANKARA (AA) – Afërsisht 214 fshatra në shtetin Arakan të Mianmarit janë shkatërruar tërësisht, tregojnë pamjet më të fundit satelitore, raporton Anadolu Agency (AA).

Organizata Human Rights Watch (HRW) tha se pamjet janë regjistruar të shtunën dhe flasin për shkatërrime të mëdha në atë zonë.

“Dëshmojnë për shkatërrimin e dhjetra mijëra shtëpive anembanë rajoneve Maungdaw dhe Rathedaung Townships, që ishin të përfshira në operacionet e forcave të sigurisë të Mianmarit për spastrim etnik, që ka detyruar 400 mijë muslimanë Rohingya të largohen në Bangladeshin fqinj”, thuhet në kumtesën e organizatës me seli në New York.

Në të thuhet se imazhet dëshmojnë se në çdo fshat të sulmuar, rreth 90 për qind të shtëpive janë shkatërruar.

“Imazhet vërtetojnë dëshmitë të cilat Human Right Watch i ka marrë nga refugjatët të cilët kanë përshkruar zjarrvënien, vrasjen dhe grabitjen nga ushtria, policia dhe bandat etnike Rakhine të Mianmarit”, thuhet në deklaratë.

Phil Robertson, në cilësi të zëvendës drejtorit të HRW për Azinë, tha se pamjet “japin prova tronditëse të shkatërrimit masiv gjatë tentativës së forcave të sigurisë të Mianmarit të cilat kanë ndaluar Rohingyat të kthehen në fshatrat e tyre”.

Robertson kërkoi nga liderët botërorë të cilët takohen në OKB që t’i japin fund kësaj krize në rritje dhe të paralajmërojnë udhëheqësit ushtarakë të Mianmarit se do të paguajnë një çmim për krime të tilla.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit