-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Berisha jep dorëheqjen nga kreu i PD-së

Më të lexuarat

“Përgjegjësia për këtë humbje bie vetëm mbi mua, kështu që duke marrë përgjegjësitë që më takojnë, jap dorëheqjen nga të gjitha funksionet e mia”, deklaroi lideri i PD-së, Sali Berisha. 

Kryeministri Sali Berisha, tri ditë pas zgjedhjeve parlamentare, të fituara nga të majtët, pranoi rezultatin, duke i uruar kreu të Partisë Socialiste, Edi Rama, mbarësi, siç tha ai në detyrën e tij të lartë. Kryeministri Sali Berisha po ashtu dha dorëheqjen nga të gjitha funksionet drejtuese në Partinë Demokratike.

Përgjegjësia për këtë humbje bie vetëm mbi mua, Sali Berishën, kështu që duke marrë përgjegjësitë që më takojnë, me një vendim, kam vendosur të jap dorëheqjen nga të gjitha funksionet e mia, në forumet e PD, të jem njeri i thjeshtë, njeri prej jush, anëtarë i PD dhe deputet i saj. “- tha Berisha.

Berisha e cilësoi të qartë rezultatin e zgjedhjeve të 23 qershorit, duke shtuar, se ai dhe e gjithë partia Demokratike e ka pranuar.

“Në karrierën time politike më shumë se dy dekada, unë në çdo pozicion që kam patur kam ndjerë vetën si shërbëtor i juaji dhe i vendit tim. Dhe e kam konsideruar këtë privilegjin më të madh, kam bërë gjithçka të përmbush me përkushtim detyrimet, duke qenë i vendosur, se do të largohesha nga postet e mira, nëse arsyet shëndetësore nuk do më lejonin, kjo nuk ndodhi, energjitë e mia janë po ata që kam patur. Veç kësaj unë gjithnjë kam qenë i vendosur, i bindur, t’i bindem verdiktit të sovranit, i cili foli qartë në këto zgjedhjve, Unë besoj se ata nuk gabojnë.”- tha Berisha.

I mbështetur nga shumë të rinj që janë mbledhur para selisë së Partisë Demokratike, kreu i qeverisë, Sali Berisha mbërriti aty rreth orës 20:03.

Ai po vazhdon konferencën për mediat ku po shpreh të gjitha të arriturat dhe karrierën e tij politike dhe veprimtarinë e Partisë Demokratike dhe qeverisjes së saj. (INA)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit