2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Lajm i mirë për ata që udhëtojnë: Kontrollet brenda Schengenit pritet të hiqen

Më të lexuarat

Komisioneri i BE’së për Migracion Dimitris Avramopulos konsideron se nuk duhet të vazhdohen masat e jashtëzakonshme të kontrollove brenda Zonës Schengen pasi kriza me emigrantë është zbutur.

Bashkimi Europian i kishte lejuar Austrisë, Danimarkës, Gjermanisë, Suedisë dhe Norvegjisë, e cila nuk është anëtare e BE’së që të vazhdojnë procedurën e kontrollimit të dokumenteve personale në pikat e tyre kufitare.

Avramopoulos ka thënë se këto verifikime kanë qenë të arsyeshme, por shkaqet për të cilat janë vendosur nuk ekzistojnë më.

“Besoj se ka ardhur koha që t’i kthehemi funksionimit normal të Schengenit” u ka thënë gazetarëve Komisioneri Avramopoulos.

Sipas tij, marrëveshja me Turqinë për migrantët është duke funksionuar mirë, vala e emigrantëve në ishujt grekë ka rënë për 81% në muajin e kaluar, në krahasim me gushtin e vitit 2016.

“Ka dy vjet që po punojmë në kushte krizës, por tani është koha që të dalim nga ajo” ka thënë zyrtari i Brukselit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit