“Dialogu duhet të jetë i hapur për shkak të çështjeve siç janë problemet e migracionit dhe luftës kundër terrorizmit. BE-ja doemos duhet lënë dyert hapur për Turqinë”, deklaroi kreu i PE-së
BRUKSEL (AA) – Presidenti i Parlamentit Evropian (PE) Antonio Tajani deklaroi se Bashkimi Evropian (BE) doemos duhet lënë derën hapur për Turqinë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Tajani por portalin Politico foli për marrëdhëniet e Turqisë dhe Bashkimit Evropian.
Ai tha se “negociatat mes BE-së dhe Turqisë për anëtarësim mund të përfundojnë nëse Turqia vendos dënimin me vdekje”, duke shtuar se “BE-ja doemos duhet qartë të porosisë se vendosja e dënimit me vdekje është e papranueshme”.
Tajani tha se Turqia kalon përmes një procesi shumë të vështirë të anëtarësimit në BE dhe se në bisedë me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan ka folur për disa shqetësime të caktuara të BE-së kur është fjala për Turqinë.
“Dialogu duhet të jetë i hapur për shkak të çështjeve siç janë problemet e migracionit dhe luftës kundër terrorizmit. BE-ja doemos duhet lënë dyert hapur për Turqinë”, deklaroi kreu i PE-së.
Ai theksoi se duhet në mënyrë konstante të negociohet me Turqinë, meqë vetëm në këtë mënyrë mund të realizojnë ndryshimin e qëndrimit të Turqisë lidhur ndaj disa çështjeve të caktuara.