Kanadaja, thuhet në njoftim, është thellë e shqetësuar për shkak të këtyre zhvillimeve, duke iu referuar masakrave ndaj muslimanëve Rohingya
OTAVË (AA) – Autoritetet kanadeze njoftuan se zhvillimet në Mianmar shkaktojnë shqetësime të thella, raporton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kanadasë rikujtohet raporti i Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) në të cilën thuhet se nga muaji i kaluar nga Mianmari në Bangladesh janë arratisur më shumë se 123.000 persona.
Kanadaja, thuhet në njoftim, është thellë e shqetësuar për shkak të këtyre zhvillimeve, duke iu referuar masakrave ndaj muslimanëve Rohingya.
“I bëjmë thirrje forcave të sigurisë (Mianmarit) që të sigurojnë siguri dhe mbrojtje të të gjithë civilëve”, thuhet në njoftimin.