-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Kaliforni, 6 të vdekur nga agresori i tërbuar

Më të lexuarat

6 persona kanë mbetur të vrarë nga disa të shtëna të tërbuara në Santa Monica të Kalifornisë, që përfundoi të premten me vdekjen edhe të agresorit, të veshur me pajisje taktike, në librarinë e një kolegji, ndërsa një tjetër person, që kishte dijeni mbi ngjarjen, të arrestuar, bëjnë të ditur autoritetet.

“Nuk jemi të bindur 100% se i dyshuari, i cili u vra gjatë operacionit, vepronte i vetëm apo me të tjerë”, tha shefja e policisë së Santa Monica-s, Jacqueline Seabrooks për reporterët.

Komentet erdhën pasi policia dhe zjarrëfikësit kërkuan në brendësi të kampusit të Kolegjit të Santa Monica-s, për të tjerë viktima apo agresorë të mundshëm.

Agresori nuk është identifikuar nga autoritetet, thotë Seabrooks. Ajo e përshkroi atë si një mashkull pa ngjyrë, mes të 25-tave dhe 35-tave, i veshur me të zeza dhe me një veshje, që dukej si një uniformë balistike.

Të paktën 3 persona u plagosën gjatë të shtënave, të cilat, sipas autoriteteve, besohet të kenë nisur vetëm pak pas mbrëmjes në një lagje banimi pranë kolegjit.

Agresori mori peng një grua, tha Jerry Cunningham, i cili e pa atë nga dritarja, sapo të shtënat nisën. Ajo kishte vënë re agresorin dhe një shtëpi fqinje të përfshirë nga flakët.

Ai, më pas, përmbysi edhe një makinë, tha ajo. Shoferja, një grua, hezitoi për pak momente, ndërsa agresori “qëlloi 3 herë në drejtim të saj dhe të makinës”, tha Cunningham. Edhe motoristi u plagos, tha policia.

Brenda shtëpisë, zjarrëfikësit gjetën trupat e të paktën 2 personave, tha Seabrooks, njëri prej të cilëve ishte vrarë gjatë tërbimit, por të dy viktimat besohen të kenë qenë shënjestër e rastësishme, tha ajo.

Nuk bëhet e ditur, nëse një grua, e cila vdiq nga plagët në qendrën mjekësore “Ronald Reagan UCLA”, është përfshirë mes 6 viktimave. Një tjetër grua mbeti në gjendje kritike për jetën, tha doktor Marshall Morgan, shefi i emergjencave në qendrën mjekësore.

Vetëm pak minuta pasi kishte rrëmbyer makinën, autoritetet thonë se agresori vuri në shënjestër një autobus në Santa Monica. Dy pasagjerë u plagosën, tha zëdhënësja e agjencisë së autobusëve, “Big Blue Bus”, për CNN. Më pas, agresori hapi zjarr ndaj makinave ngjitur me kolegjin.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit