Dy shpërthime të fuqishme kanë tronditur kryeqytetin sirian Damaskun, duke lënë 29 persona të vrarë dhe 103 të plagosur në mëngjesin e së enjtes që goditi lagjen Qazaz, ku një agjenci siriane e zbulimit ka selinë e saj.
Muri i jashtëm i shtabit është shembur, ndonëse struktura brenda saj janë të paprekura.
Një reporter i Associated Press nga vendi i ngjarjes thotë se punonjësit mjekësorë janë duke mbledhur eshtrat e njerëzve nga rruga pas shpërthimit.Pamjet televizive tregojnë dhjetëra automjete të copëtuara, të djegura si dhe duke u djegur në vetvete, disa mjete përmbajnë njerëz brenda./kohaislame