5.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Historia e një miqësie të vërtetë: Pret mikun e tij mbi 25 vjet për të bërë kryer haxhin së bashku

Më të lexuarat

Dy haxhinj pakistanezë përfaqësojnë një shembull të vërtetë të miqësisë së sinqertë. Dalzi Ahmed dhe Ahmed Dalo Raxh, të dytë rreth të ’80-ve, kanë vendosur ta kryejnë Haxhin së bashku.

Disa dekada më parë, ata premtuan se do të mbledhin të hollat dhe do ta kryejnë Haxhin bashkarisht. Ajo që e bën udhëtimin e tyre edhe më interesant, është fakti se Ahmed Dalo Raxh është i verbër, pasi ai ka humbur të pamurit disa vite më parë.

Kur më në fund arritën në Mekë, dy miqtë i treguan botës se miqësia e tyre është aq e fortë, sa që edhe në këtë moshë ata mund të mbështeten në njëri-tjetrin, ngase Raxh, i cili është plotësisht i verbër, varet plotësisht nga miku i tij Ahmad për orientim.

Dy miqtë e ngushtë nga Pakistani, kanë pritur 25 vjet që të shkojnë së bashku në Haxh. Ahmedi nuk dëshironte ta kryente ritin dhe këmbënguli gjatë gjithë kohës që miku i tij Raxhi t’i bashkohej atij, por ai nuk kishte para të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet e udhëtimit.

“Gjithmonë kam pasur para të mjaftueshme sa për të mbuluar shpenzimet e Haxhit, por jo edhe miku im, Raxhi. Kështu që vendosa ta pres atë për rreth 25 vjet derisa ai mblodhi paratë ve mjaftueshme”, thotë Ahmed.

Ai thotë se ishte i lumtur dhe i gëzuar kur shoku i tij e njoftoi se kishte sasinë e nevojshme të parave për ta realizuar ëndrrën e tyre.

“Shoku im është i verbër. Ne jemi shoqëruar së bashku që nga fëmijëria. Ramë dakord që ta kryejmë Haxhin kur të arrijmë moshën 55-vjeçare, por u deshën rreth 25 vjet për të mbledhur paratë e nevojshme për haxh”, thotë Ahmed.

Raxhi është krejtësisht i varur nga Ahmedi teksa ecë nëpër Mekë dhe vendet e shenjta. “Ahmed është udhërrëfyes imi, i cili më ndihmon kur më duhet të shkoj në çadër, tualet, Xhemrat (vendi për gjuajtjen e guralecëve) dhe vende të tjera”, rrëfen ai.

Raxhi thotë se nuk mund ta falënderojë mjaftueshëm Ahmedin, për gjithë kohën që ai e ka pritur atë, dhe gjithashtu për ndihmën e tij gjatë Haxhit. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit