9 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Apel nga Meka drejtuar OKB-së: Ndal krimeve ndaj muslimanëve në Mianmar

Më të lexuarat

Përfaqësues nga 40 vende, përgjegjës për organizimin e Haxhit që aktualisht po qëndrojnë në Mekë, thanë në një konferencë shtypi se festat islame të këtij viti kaluan në pikëllim të thellë për shkak të dhunës me të cilën u përballen muslimanët në Myanmar.

Ekrem Keles, zëvendës Shef i Departamentit për Çështjet Fetare të Republikës së Turqisë, lexoi një deklaratë të përbashkët mbi zhvillimet e fundit në Mianmar.

“Kurban Bajramin e këtij viti e kemi pritur me shqetësim të thellë për shkak të rritjes së dhunës ndaj vëllezërve tanë muslimanë në Muanmar, me të cilën janë ballafaquar që nga mesi i shekullit të kaluar deri në ditët tona. Ne ndiejmë pikëllim dhe dhembje të thellë për trajtimin çnjerëzor ndaj tyre”, tha Keles.

Deklarata thotë se gjithë kjo po ndodh para syve të gjithë bashkësisë ndërkombëtare.

“Gjithë kjo fatkeqësi dhe këto abuzime të të drejtave të njeriut po ndodhin në, qytetërimin dhe të respektojnë të drejtat e njeriut. Kjo është arsyeja pse ne kërkojmë nga qeveritë dhe popujt e të gjitha vendeve që të përmbushin detyrimet e tyre dhe të ushtrojnë presion mbi autoritetet e Mianmarit për të parandaluar krimet dhe për të mbrojtur muslimanët në atë vend, dhe të mos u besojnë në deklaratave se krimet po kryhen nga një grup ekstremistësh”, tha Keles.

Në fund ai u bëri thirrje Kombeve të Bashkuara që të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre për t’u dalë në ndihmë muslimanëve të Arakanit.

Komisariati i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, raportoi se 73,000 muslimanë të Rohingya janë detyruar të largohen nga Mianmar në Bangladesh që nga 25 gushti. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit