15.8 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Fondacioni i Çështjeve Fetare të Turqisë shpërndan kurbane në Shqipëri

Më të lexuarat

Përfaqësuesit e Fondacionit të Çështjeve Fetare të Turqisë (TDV) kanë marrë pjesë në shpërndarjen e kurbaneve në Tiranë, ku janë ndihmuar qindra familje në nevojë

TIRANË (AA) – Fondacioni i Çështjeve Fetare të Turqisë (TDV) ka organizuar sot shpërndarjen e kurbaneve për familjet në nevojë në Tiranë, ndërsa do të ndihmohen rreth 3300 familje në Tiranë, Shkodër dhe Krujë, raporton Anadolu Agency (AA).

Përfaqësuesit e TDV-së kanë marrë pjesë në shpërndarjen e kurbaneve në një nga zonat e Tiranës, ku janë ndihmuar qindra familje në nevojë. Sot është organizuar shpërndarja e 1000 pakove të kurbanit në kryeqytetin e Shqipërisë, ndërsa shpërndaja e kurbaneve do të vazhdojë edhe nesër.

Përfaqësuesi i Fondacionit të Çështjeve Fetare të Turqisë (TDV), İrfan Görgülü, i cili ishte i pranishëm gjatë shpërndarjes së kurbaneve në Sauk të Tiranës, në një prononcim për AA u shpreh se me rastin e festës së Kurban Bajramit gjenden pranë familjeve që kanë nevojë në shumë shtete të botës, duke përfshirë edhe Shqipërinë.

“Si Fondacion i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë kemi shpërndarë kurbane në 135 shtete të botës. Këtë vit për Shqipërinë shpërndajmë kurbane në Tiranë, Krujë dhe Shkodër, në zona të ndryshme të këtyre qyteteve. Falënderoj donatorët që i mundësuan Kryesisë dhe Fondacionit të Kryesisë së Çështjeve Fetare shpërndarjen e kurbaneve brenda dhe jashtë Turqisë”, tha Görgülü.

Shpërndarja e kurbaneve në Shqipëri realizohet nën koordinimin e zyrës së këshilltarit të Çështjeve fetare në Ambasadën e Turqisë në Tiranë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit