-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Boshnjaku i cili u shërua prej Tumorit pasi bërë Haxhin dhe piu ujë Zem Zemi

Më të lexuarat

Kjo është një histori e vërtetë e Nihad J. nga Sarajeva i cili ishte diagnostifikuar me tumor të mëlçisë.
Sëmundja për çdo ditë po i zgjerohej dhe shumë pak kohë po i mbetej për të jetuar. Ai vendosi të bëj haxh, pasi i ishte dhënë besimit Islamit gjatë asaj kohe dhe donte të plotësonte një nga shtyllat e fesë Islame.

Ai tregon se kur shkoi atje u takua me një imam i cili kishte vërejtur mangësi në këmbët e tija e ai kishte treguar se këto i ka nga disa dëmtime nga lufta. Por ai i tregoi se edhe ka tumor në mëlçi. Imami i tha se je në vendin e duhur, pasi sipas tij efektet e ujit Zem Zem janë të mahnitshme. I kishte thënë të pijë sa më shumë, me nijet shërimi dhe çdo gjë do të bëhet mirë.

Tregon se gjatë qëndrimit në Meke dhe Medine kishte pirë vetëm ujë Zem Zemi, duke qenë pija dhe ushqimi i tij.

Pas ardhjes nga Meka kishte vizituar doktorrin i cili i kishte thënë se që nga hera e fundit, tumori nuk është rritur asnjë milimetër. Prap pas 15 ditësh kur kishte vizituar mjekun i kishte thënë se tumori nuk po rritet më. Që nga ajo kohë kanë kaluar 11 vite dhe ai sot është një njeri i shëndetshëm. Ai është falënderues ndaj Allahut, e po ashtu vazhdon të konsumojë akoma ujë Zem Zemi.

Kjo histori tregon madhështinë e Allahut, që pa marrë parasysh sfidat dhe sprovat, mos të harrojmë Mëshirën e Madhe të Allahut./KohaIslame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit