Kryesia e Degës së PDK-së në Gjilan ka vendosur që Zeun Pajaziti të jetë në krye të kësaj partie në komunën më të madhe të Anamoravës.
Lideri i PDK-së Hashim Thaçi i ka dhënë fund maratonës rreth zgjedhjes së kryetarit të degës së PDK-së në Gjilan, pasi ka bindur kryesinë e PDK që të votohet me koncensus për kryetarin e degës, e koncensusi vendosi që Zenun Pajaziti të jetë në krye të PDK-së në Gjilan transmeton rajonipres.
Zenun Pajaziti mori besimin e Thaçit dhe të kryesisë së degës së PDK-së në Gjilan. Ende ka mbetur e paqartë se kush do të jetë kandidati për kryetar komune, meqë për këtë pikë ende nuk është diskutuar.
Ndërkaq , nënkryetarë të PDK-së në Gjilan janë zgjedhur: Qemajl Mustafa, Izmi Zeka, Nijazi Idrizi, Sabedin Kadriu e Shukrije Rapuca.
Sekretar organizativ u zgjodh Bujar Nevzadi, sekretar administrativ Shefik Surdulli, kurse arkëtar Sahit Abazi.kohaislame