6.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

100 mijë shtëpi të shkatërruara! Mijëra amerikanë humbasin gjithçka

Më të lexuarat

Mbi 100 mijë shtëpi janë përmbytur në shtetin amerikan të Teksasit pas përmbytjeve të fuqishme nga uragani “Harvey”.

Këto shifra u bënë të ditura nga një Këshilltar i Sigurisë së Presidentit Trump, i cili shtoi se do të kërkohen fonde emergjente nga Kongresi, për të ndihmuar të prekurit.

Mijëra qytetarë mësohet se kanë humbur gjithçka nga fatkeqësi natyrore ,përfshirë këtu edhe të paktën 20 familje shqiptare që jetojnë në Hjuston.

Zjarrfikësit kanë filluar një kërkim derë më derë për të mbijetuarit dhe trupat në një operacion që mund të zgjasë deri në dy javë.

Rafineritë e naftës dhe tubacionet janë mbyllur dhe ndërtkohë që një fabrikë kimike pranë Hjustonit shpërtheu duke alarmuar sërish banorët.

Të paktën 39 persona kanë vdekur.

Harvey” goditi në bregun e Teksasit të premten vonë dhe është konsideruar si stuhia më e fuqishme në 50 vjet.

Spitalet janë evakuuar dhe mijëra njerëz ndodhen pa energji elektrike. Shumë shkolla janë të mbyllura ashtu siç janë mbyllur dy aeroportet kryesore, pasi pistat janë përmbytur plotësisht.

https://www.facebook.com/thetelegraphnews/videos/881364298687899/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit