Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, realizoi të martën vonë biseda telefonike me homologët e tij nga Indonezia, Malajzia dhe Katari për sulmet kundër myslimanëve në shtetin Arakan (Rakhine) të Mianmarit (Birmani)…
Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, realizoi të martën vonë biseda telefonike me homologët e tij nga Indonezia, Malajzia dhe Katari për sulmet kundër myslimanëve në shtetin Arakan(Rakhine) të Mianmarit (Birmani).
Siç bëjnë të ditur burime diplomatike turke, ministri Çavusoglu ka folur veç e veç me homologen indoneziane, Retno Marsudi, shefin e diplomacisë malajziane, Anifah Aman dhe ministrin e Jashtëm kataras, Sheikun Mohammed bin Abdulrahman al-Thani.
Gjatë këtyre bisedave telefonike u vlerësuan në detaje zhvillimet e fundit në Arakan.