-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Shkonte me biçikletë në ditën e parë të punës, aksidentohet për vdekje shqiptari në Londër (Foto)

Më të lexuarat

Ardian Zagani, është një shtetas shqiptar, i cili ka humbur jetën në një aksident automobilistik. Teksa shkonte me biçikletë në punë, shqiptari është përplasur nga një kamion “Ford Transit” rreth orës 6 të mëngjesit në qytetin e Londrës.
Edhe pse Zaganit iu dha ndihma e parë nga pasagjeri i cili ndodhej në furgonin Ford, ai nuk mundi të dilte i gjallë nga aksidenti.
Ngjarja ndodhi në rrugën “Camden, HolloWay”, dhe sipas mediave britanike ky ishte çiklisti i gjashtë që aksidentohej për vdekje në Londër.
30-vjeçari Zagani kishte ditën e tij të parë të punës si kujdestar në Kolegjin “Haringey”, shkruan Road.cc.
Në ndër të përdoruesve të vdekur të biçikletës, shumë njerëz dolën në rrugën “Camden”, të shtrirë bashkë me biçikletën e tyre. /bw/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit