2.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Erdogan: FETO, një gur shahu në duart e forcave që synojnë Turqinë

Më të lexuarat

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të shtunën se organizata terroriste gyleniste (FETO) s’është gjë tjetër veçse një gur shahu në duart e forcave që synojnë Turqinë…

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të shtunën se organizata terroriste gyleniste (FETO)s’është gjë tjetër veçse një gur shahu në duart e forcave që synojnë Turqinë.

Kreu i shtetit turk mbajti një fjalim në Mus, provincë lindore e Turqisë, me rastin e 946-vjetorit të fitores së Betejës së Manzikertit (Malazgirt).

“Më 15 korrik (2016), ne luftuam kundër po atyre, që kanë luftuar edhe me Sulltan Alp Arslanin dhe Sulltan Kiliç Arslanin. Më 15 korrik, ne luftuan kundër atyre, që më pas kanë luftuar edhe me Osman Gazin, Sulltan Mehmet Ngadhënjimtarin, Abdulhamid Hanin dhe me Mustafa Kemal Ataturkun”, u shpreh lideri turk.

Sipas tij, loja është e njëjtë, synimi është gjithashtu i njëjtë, vetëm figurantët ndryshojnë.

“Në këtë lojë, FETO-ja është një gur shahu. PKK-ja, YPG-ja, PYD-ja, DAESH-i dhe të tjera organizata terroriste janë gurë shahu. Që të gjitha këto përdoren nga forca që ia kanë ngulur sytë Turqisë dhe synojnë vendin tonë. Lufta jonë nuk është vetëm kundër mashave, por në realitet edhe kundër duarve që i lëvizin ato”, theksoi Erdogan duke shtuar më tej se Anadolli është një fuqi, e cila përherë ka qenë e aftë t’u bëjë ballë fuqive të mëdha përgjatë historisë.

“Qefini i veshur nga Sulltan Alp Arslani në Manzikert ka vazhduar të mbështjellë të gjithë ata, që udhëheqin këtë komb”, nënvizoi ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit