0.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

16 vite më parë ishte dënuar me dënim me vdekje për vrasje, pak para injektimit vdekjeprurës erdhi një mesazh i rëndësishëm që ia ndryshoi jetën

Më të lexuarat

Vetëm katër orë para se të aplikohej dënimi me vdekje ndaj Marcellus Williams, njeriu i cili akuzohet për vrasjen e Felicia Gayle në vitin 1998, Guvernatori i Missouri me urgjencë kishte ndalur injektimin e lëngut vdekjeprurës.

Avokatët e të dënuarit kohë më parë kishin prezantuar në gjykatë dëshmi të ADN-së, që dëshmonin pafajësinë e tij, transmeton Telegrafi.

Në gjykimin e vitit 2001, ku i është shqiptuar dënimi me vdekje, thuhet se kishte therur 43 herë për vdekje gazetaren e cila e kishte zënë duke mashtruar.

“Dënimi me vdekje është më i rëndi. Për atë është e rëndësishme që gjykimi të kryhet në mënyrën më të drejtë të mundshme”, ka deklaruar guvernatori i Missouri, Eric Greitens.

Ai ka kërkuar që të formohet komisioni për hulumtim, që do të analizoj dëshmitë e reja në bazë të cilave aktgjykimi i mëparshëm do të kundërshtohej ose konfirmohej.

Mbi 20 mijë persona më herët kishin nënshkruar një peticion, me të cilin kërkonin nga Greitens që të mos përzihet në punët e drejtësisë.

 

Por, analizat e ADN-së do të tregojnë nëse gjurmët në thikën me të cilën është kryer krimi i përkasin Williamsit apo ndonjë personi tjetër.

“Analizat e ADN-së dëshmojnë se ai është i pafajshëm”, ka deklaruar avokati i Williamsit, Kent Gibson, kurse gjykatësi Bob Makalok pretendon se posedon prova të mjaftueshme që Williams të dënohet, dhe se nuk ekzistojnë kurrfarë gjasa që ai të jetë i pafajshëm.

Gjykata e Missouri në vitin 2015 kishte shtyrë ekzekutimin e dënimit ndaj Williams, me qëllim që të fillojnë hetimet e reja. Dhe pasi që janë prezantuar rezultatet, gjykata nuk e ka kundërshtuar këtë vendim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit