-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Zejd Rexhepi godet partitë shqiptare

Më të lexuarat

Skender Rexhepi – Zejd anëtari i kryesisë qendrore të Lëvizjes Besa në një shkrim të tij të fundit në facebook ka goditur partitë shqiptare të cilat janë pjesë e qeverisë duke thënë se pikërisht për këtë shkak shqiptarët e këtij shteti gjatë gjithë kohës kanë qenë viktimë e krimit shtetërorë të qeverisur nga partitë maqedonase, transmeton Zhurnal.mk

Sipas tij, të hutuar nga pakujdesia një pjesë e shqiptarëve i dhanë të drejtë vetes që hallet t’i gjejnë si zgjidhje tek partitë joshqiptare.

“Shqiptarët e këtij shteti gjatë gjithë kohës së pluralizmit kanë qenë viktimë e krimit shtetëror të qeverisur nga partitë maqedonase (VMRO dhe LSDM) me pëlqim në heshtje edhe nga partitë shqiptare në qeveri. Në zgjedhje e fundit parlamentare, një pjesë e qytetarëve shqiptarë të hutuar nga pakujdesia e deri atëhershme e partive shqiptare në qeveri, i dhanë të drejtë vetes që zgjidhjen e halleve të tyre ta shohin te partitë joshqiptare”, shkruan kështu Rexhepi.

Rexhepi thotë se në këto zgjedhje do të mbizotërojë zëri i arsyes kombëtare për unifikim dhe vizion të pastër politik.

“Kam bindjen që në këto zgjedhje do të mbizotëroj zëri i arsyes kombëtare për unifikim, për vizion të pastër politik, për ofertë zgjedhore bashkëkohore dhe kuptohet për platformë të pastër shqiptare. Porosia ime për shqiptarët të cilët ende kanë hamendje se kah do të drejtojnë votat e tyre në zgjedhjet vijuese lokale është: “NDOSHTA SHIHNI NDONJË GJEMB ATY, POR GJITHSESI VETËM NGA KOPSHTI JUAJ MBLIDHNI LULE…”, shkruan mes tjerave në statusin e tij të fundit Zejd Rexhepi nga Lëvizja Besa duke thumbuar kështu partitë shqiptare në pushtet.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit