1.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Përse në çdo vend kafja shërbehet me një gotë ujë

Më të lexuarat

Në Kosovë kafja është ndër pijet më të preferuara, ndërsa kafenetë e çdo qyteti janë të mbushura me të rinj e të reja të cilët edhe në motin e nxehtë veror nuk hezitojnë të porosisin pije që përmbajnë kafeinë.

Mirëpo, me siguri se keni vërejtur diçka interesant kudo që keni porositur kafe: kamerieri gjithmonë porosisë suaj ia bashkëngjitë edhe një gotë me ujë.

Por, a e dini pse ndodhë kjo?

Në fakt, përgjigja për këtë është shkencore.

 

Kafeina është diuretik, që do të thotë se e rritë shpeshtësinë se sa urinoni dhe me këtë gjë trupi humb lëngje trupore me një ritëm të shpejtë.

Prandaj njerëzit zakonisht konsumojnë ujë bashkë me kafe për ta kompensuar sasinë e ujit që humbet përmes urinimit.

 

Gjithashtu, duke mos konsumuar ujë gjatë kohës kur konsumoni kafe ju e rritni rrezikun për t’u dehidratuar.

Normalisht secili njeri ka nivele të ndryshme të tolerancës, prandaj për disa njerëz është e nevojshme ta konsumojnë atë gotë me ujë e për disa tjerë jo.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit