Kishte shkuar për t’i hapur varrin familjarit të vdekur, por vdekja ia kishte ndaluar punën në gjysmë.
Xhemajl Xhemajli, 33-vjeçar, po bënte gati varrin për kushëririn Sejdi Sejdiun që pas një sëmundjeje kishte ndërruar jetë vetëm dy orë më parë, por në varrin e tij pësoi infarkt në zemër dhe ndërroi jetë.
Familjarët dhe të gjithë banorët e fshatit Dobratin, e përjetuan rëndë humbjen e dy familjarëve brenda të njëjtës ditë.
Pas rastit tragjik, varrimi për të dy ata u vendos të bëhej bashkë.
Shiu që nuk pushoj për asnjë moment, nuk i ndaloj gjithë njerëzit që të vijnë për t’ua dhënë lamtumirën e fundit.