Jahmir Hyka konsiderohet një lëvizja më e mirë për ekipin amerikan San Jose. Kështu shkruan portali zyrtar i Federatës Amerikane të Futbollit.
“Jahmir Hyka dhe Deni Hoezen jane dy nga arkitektët dhe thelbësorë në planet e klubit San joze për të çuar skuadrën në gjysmëfinalet e Kupës” shkruhet në artikullin dedikuar shqiptarit.
“Ata dinë të buzëqeshin dhe kur luajnë e driblojnë dhe kur ndërmarrin aksione individuale. Është thjesht një lojë e thjeshtë pë ta”. Hyka në këtë artikull përmendet me epitetin “Albanian Messi”. “Ai është shtatshkurtër, por këmbët e tij janë magjike me Hykën që shkon drejt portës”, shkruhet në brendësi të artikullit. Kujtojmë që Hyka ka luajtur në Norvegji, Greqi, Gjermani, Zvicër dhe tani luan nē Amerikë.
Hyka, arkitekti magjik i klubit të ri, Federata Amerikane e futbollit e cilëson si “Albanian Messi”
