1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

A më do Allahu?

Më të lexuarat

Më ngacmoi kjo pyetje! Më pas, mu kujtua fakti se dashuria e Allahut për robërit e Tij është e ndërlidhur me disa kushte dhe cilësi të përmendura në Librin Fisnik..
Nisa t’i shfletoj me mendjen time për të pa se në ç’pozitë jam, mirëpo nuk gjeta përgjigje për pyetjen time..
Gjeta se Ai i do të devotshmit, por s’kisha guxim që veten ta llogaris nga ata..!
Gjeta se Ai i do durimtarët, mirëpo mu kujtua durimi im i paktë..!
Gjeta se Ai i do ata që japin maksimumin për mirësinë, mirëpo vërejta përtacinë dhe mosangazhimim tim..!
Gjeta se Ai i do bamirësit, eh sa larg që isha nga këta!
Që këtu, ndalova së kërkuari, më përshkoi një frikë se nuk do të gjeja tek unë diçka për shkak të së cilës do të më dojë Allahu.
Vështrova veprat e mia dhe pash që shumica ishin të përziera me neglizhencë dhe njolla të mëkateve. Më ra ndërmend fjala kuranore “vërtetë Allahu i do ata që pendohen” dhe përnjëherë kuptova se është për mua dhe për ata si unë. Nisa të pëshpëris ‘estegfirullahe ue etubu ilejhi’ (kërkoj falje tek Allahu dhe pendohem tek Ai) me shpresë që të bëhem nga të dashurit e Tij.
Dr. Ali Tantavi
Përktheu nga arabishtja: Agim Bekiri

Burimi: albislam.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit