Fizikanti britanik, c, ka bërë të ditur se nuk do të ndjekë një konferencë ndërkombëtare, e cila do të mbahet në Izrael muajin e ardhshëm, sepse “ka vendosur që t’i përgjigjet pozitivisht thirrjes së palestinezëve për bojkotimin e kontakteve me akademikët izraelitë”.
Deklarata është lëshuar nga Universiteti i Kermbrixhit.
Vendimi do të thotë se njëri nga shkencëtarët më të famshëm në botë i është bashkuar bojkotit, i cili kundërshton trajtimin e palestinezëve nga ana e Izraelit.
Konferenca e qershorit në Izrael organizohet nga presidenti i këtij vendi, Shimon Perez. Temë e takimit do të jetë “Përballja me të nesërmen – 2013”./bs/kohaislame