Arsenali e ka rritur edhe më shumë fondin financiar, të cilin shpreson ta shfrytëzojë për transferimin e yjeve.
Skuadra londineze ka arritur një marrëveshje me kompaninë e njohur të veshmbathjeve sportive “Puma” dhe pas marrëveshjes ka filluar të mendojë për afatin kalimtar veror.
Marrëveshja e re është zyrtarizuar të martën mbrëma, sipas së cilës Arsenali do të përfitojë 170 milionë funte.
Marrëveshja e re vlen për 5 vjet, ndërsa në fund të vitit skadon marrëveshja e vjetër që e ka me kompaninë “Nike”.
Raportohet se këto para do të mund të shfrytëzohen që të gjitha për përforcime të skuadrës në afatin kalimtar veror, mirëpo kushti i parë është sigurimi i pozitës së katërt që siguron kualifikimet për në Ligën e Kampionëve.kohaislame